Studim mbi disa vepra të Anton Nikë Berishes

Kultura

Studim mbi disa vepra të Anton Nikë Berishes

Më: 5 janar 2022 Në ora: 10:42
Kopertina e librit

Sapo ka dalur nga shtypi libri i autores Ajete Zogaj,  “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” (mbi disa vepra të Anton Nikë Berishës), i cili pasuron edhe tej fushën studimore të veprimtarisë letrare e shkencore të këtij autori të vyer.

Në hapje të librit është dhënë një vlerësim i Fatmir Mingulit  për figurën e Anton Nikë Berishës,  i cili e vlerëson lart punën dhe personalitetin e profesor Antonit, ja se si shprehet: “Anton Nikë Berisha mbetet po ai guximtar, mbetet po ai studiues kokulur, mbetet po ai kërkues i përhershëm e i pa frikuar nga asgjë e panjohur. Për këtë flasin me dhjetëra vepra të botuara, vepra të mirëfillta studimore, tekste mësimore e antologji, poezi e prozë për të rritur e për fëmijë e deri te lëvrimi i gjinisë së vështirë të romanit” (fq.5).

Ndërkaq, autoria Ajete Zogaj në fjalën paraprake thekson: “Punimet që i kam përfshirë në këtë libër – Vepra me rëndësi të shumëfishtë, të shkruara në vitet e fundit, dëshmojnë qasjen, interpretimin dhe komunikimin tim me disa nga veprat e kryesore të Anton Nikë Berishës në fushën e letërsisë dhe të veprimtarisë shkencore dhe kanë për qëllim, para së gjithash, njohjen dhe ndriçimin e mëtejshëm të vlerave që i cilësojnë disa nga veprat e tij, të cilat e pasurojnë dhe e lartësojnë traditën tonë, qoftë atë letrare, qoftë atë shkencore” (fq.9).

Libri është i ndarë në katër  pjesë: “Rreth veprave në  poezi”; “Rreth veprave në prozë”; “Reth veprave studimore” dhe “Rreth studimeve për veprat e Anton Nikë Berishës”.

Libri ka 114 faqe. E botoi Sh.B. “Faik Konica” Prishtinë, 2021. Botimi i librit u mbështet financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. ( Bota Sot)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat