Kryetari Rugova dhe ora e tij (II)

Kultura

Kryetari Rugova dhe ora e tij (II)

Milazim Maraj      Nga Milazim Maraj      Më 11 janar 2022 Në ora: 20:11
Presidenti historik, Ibrahim Rugova

Pengesat në rrugën drejt  lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës dhe rrugëdaljet e mençura nga këto pengesa. Pengesat ishin të natyrës ideologjike, brenda shqiptare. Kosova nuk çlirohet me konferenca për shtyp, ishte një refren kudo që bisedoje më njerëz që nuk e shihnin Kosovën e Pavarur. Një numër jo i madh i trumbetuesve ishin nga ata që nuk ishin të interesuar për pozicionin e Kosovës në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare por për pozicionin e tyre në Kosovë.

Disa propozoni luftë por kur u ofrohej ndonjë detyrë me karakter lufte refuzonin. Krejt kjo përcillej me presion të lartë nga policia dhe shërbimet sekrete serbe. Batuta fjalë të rënda dhe kurthe ndaj Dr. Ibrahim Rugovës, LDK dhe aktivisteve të saj ishin të pa ndërprera por intelektualet  patriot shqiptarë ishin shumë aktiv. Ata ishin rrethuar pranë Dr. Ibrahim Rugovës dhe për çdo kurth nga  shteti i Serbisë gjenin rrugëdalje.

Dr. I  Rugova kishte fuqinë intelektuale dhe politike për të iu kundërvu atyre por këtë nuk e beri kurrë.  Kryeministri Bujar Bukoshi sabotoj aktivitetet kombëtare dhe shtetërore Kosovës. Telefonat u ndërprenë në momentin kur Kosova kishte më së shumti nevojë për komunikim, biletat për rrugë nuk i paguheshin presidentit. Njerëzve që i kërkonin gjëja për luftë ua ndali bukën e gojës edhe i la në Tiranë pa bukë edhe pse vet kishte kërkuar që të tubohen aty. Presidenti Rugova këshillonte që të mos ngutemi, Serbisë i konvenon të përçahemi pastaj të manipuloj me neve. Kur në konferenca për shtyp gazetaret tregonin çka po shkruajnë disa kundërshtarë politik të tij ai përgjigjej shkurt; edhe ata po punojnë për pavarësinë e Kosovës. Mjafton të kemi vullnet të mirë dhe durim të tjerat do të i arrijmë, ditët e mira vijnë pastaj.

Vlerësimi i Dr. Ibrahim Rugovës nga të tjerët:

Një takim i partive politike  të Jugosllavisë në Poreç qysh në fillim të formimit të LDK, ishte i rëndësishëm për Kosovën. Një misionar i SHBA, pjesëmarrës në këtë takim kishte thënë për Dr. I. Rugovën:  ky person ka vizion të çartë.  Vlerësimet e Presidentit nga personalitetet Amerikane dhe Evropiane ishin pozitive dhe mjaftë të rëndësishme për shqiptaret në Jugosllavi. Ai nuk pranoj UJDI si pluralizëm jugosllav i cili do të ishte i kontrolluar nga Serbia.  Para së të zgjidhet President i Kosovës Dr. I. Rugova ishte ftuar nga Kongresi Amerikan në SHBA. Nga aeroporti në Kongres e morën më automjet të blinduar, kudo që e dërguan për pushim, për vizita etj e dërguan më automjet të blinduar, ky akt  ishte një tregues për interesimin amerikan për Dr. I. Rugovën. Atje u takua më shumë senator dhe kongres men. Marrëdhëniet më SHBA filluan mbarë, miqësia e shtetit më të fuqishëm në Botë me një shtet të vogël i cili sa po kërkonte të konsolidohej dhe të njihej kishte marrë rrugë të mbarë. Në çdo takim që pati presidenti Rugova u vlerësua lartë personaliteti i tij dhe rëndësia e tij për ndërtimin e paqes në Gadishullin Ilirik dhe me gjerë. Kosova po faktorizohej shpejt. Vizitat e misionarëve  të shteteve demokratike në Kosovë po shpeshtoheshin çështja e Republikës së Kosovës sa vije dhe po bëhej më e rëndësishme dhe e domosdoshme. Përkrahja nga SHBA nxiti përkrahje edhe nga shtetet tjera demokratike. Jeta ka gjithmonë detyra dhe sfida; unë fjalën sfidë nuk e preferojë thoshte Presidenti Rugova.

Ne jemi te orientuar për te rezistuar, për t'i përmbajtur njerëzit tanë. E kemi te qarte se nuk është fjala për disa dite, por për disa vjet, me siguri, dhe se, ne një situatë kur çdo individ mund te shpërthente dhe te hidhej ne dhune, duheshin hapur vijat e gjera rreth te cilave do te artikulohej kërkesa Shqiptare.                                                                                                                           

 -Presidenti Rugova-

Kompromisi për ne është pavarësia. Këtë e kam thënë një mijë here. Dhe kjo do të jetë sepse siç e dini ne nuk kemi kërkuar bashkim me Shqipërinë, pasi që jemi të vetëdijshëm që një zgjedhje e tillë do të hapte probleme të tjera. Mirëpo shteti i pavarur dhe sovran është vullnet i popullit të Kosovës dhe është zgjedhje e pranueshme për të gjithë shqiptaret, kudo që jetojnë si dhe kjo do të ishte zgjedhja më e mirë edhe për fqinjët tanë edhe për Serbinë e cila fatkeqësisht ende po refuzon ta kuptojë realitetin e ri që është krijuar në Kosovë pas intervenimit të Nato-së.  I. Rugova 9 Qershor 2005.  

Bill Klinton

"Me Presidentin Rugova jam takuar shumë herë në Shtëpinë e Bardhë. Ka qenë kënaqësi, sa herë e kam takuar, sepse çdo herë më impresiononte me devotshmërinë dhe pasionin e tij për paqe, liri dhe për një të ardhme më të mirë për popullin e tij.

Vdekja e Presidentit Rugova ka qenë dhe është humbje e madhe për Kosovën, por unë shpresoj se vdekja e Dr. Rugovës do t'i inspirojë të gjithë kosovarët që të vazhdojnë të punojnë më me ngulm për paqe dhe liri",

Ndarja nga Presidenti Rugova , ishte e dhimbshme për tere boten demokratike, miqtë e Kosovës e vlerësonin humbje te madhe ikjen nga kjo bote te Presidentit Rugova e ne ketë rast po e veçojmë Presidentin Amerikan, Bill Klinton:" Me vdekjen e Rugovës, nuk ka humbur vetëm populli shqiptare, por edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikës humben një mik te madh, unë personalisht humba një mike te madh - kurse bota demokratike humbi një njeri qe ende i duhej njerëzimit, i cili me veprën e tij dha shembullin me sublim, qe udhërrëfyes për njerëzimin"                                                                                                                                                 

Tony Bair: Rugova me luti dhe me tha; “Mos lejo që njerëzit e mi të vuajnë në Kosovë” unë i premtova që do ta ndihmoja.

Madeleine Albright: "Isha e nderuar që e njoha Presidentin Rugova". Mbaj zi për Presidentin e Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.

Alfred Moisiu: Humbja e Presidentit Rugova është një humbje e madhe dhe e rëndë, jo vetëm për Kosovën, por për cilindo që flet shqip...!

I madh ishte Presidenti Rugova!

Richard Holbrooke: “Gjithmonë do ta kujtoj që kur e takova, ai kishte shallin e tij të përhershëm dhe tha se nuk do ta hiqte deri kur Kosova të ishte e lirë. Më vonë, kur shkova përsëri në Prishtinë e pashë pa shall në qafë. Ishte diçka e mrekullueshme. Ai ishte një njeri i madh dhe populli i Kosovës ishte me fat që e kishte atë si udhëheqës”. Kujtimi te tilla pati nga e tërë Bota demokratike. Kujtime të mira kishin të gjitha ata  politikan, diplomat dhe humanist, përfaqësues të fesë me të cilët u takua  Presidentin Dr. Ibrahim Rugova.

Zëri i Amerikës: Vdekja e Presidentit të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova i ngjanë humbjes së një profeti.

Ndërsa në Kosovë kolona njerëzve ishte e gjatë nga Hotel Grandi e deri të parlamenti i Kosovës në temperatura  shumë të ulëta. Shqiptaret  po vinin nga të gjitha anët e Kosovës dhe viseve tjera të banuara më shqiptarë.  Ata luteshin për shpirtin e Presidentit të tyre të urtë. Secili në formën e vet dhe nga feja e vet. Disa mbani duart përpara dhe luteshin para arkivolit, disa bëni kryq, disa binin në gjunjë në shenjë respekti dhe dhimbje që po ndaheshin nga ai. Por ishte një  epror nga TMK nuk lejonte gardën e shtetit për ta bartë trupin e pa jetë të Presidentit sigurisht dikush e kishte urdhëruar!. Por kush ishte urdhërdhënësi? Ky nuk u publikua asnjë herë. Nuk u morën masa ndaj tij, as që u diskutua ndonjë herë. Këtë pyetje e bënin dhe e përfolën, e përfolën pastaj fillonin përgojimet për autoritetet e ndryshme. Kjo ishte rrëqethëse, shpërfaqi kualitetin e njerëzve në institucionet e larta të mbrojtjes së vendit. Vetëdijen e tyre kombëtare dhe shtetërore. Inteligjencën e tyre të shtypur poshtë inatit, frikës apo ryshfetit.  Këtë detyrë e mori ish Brigada 138”Agim Ramadani” dhe e kreu më nderë e shumë respekt. Përgatitjet u bënë brenda natës. Varrimin e udhëhoqi Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Ak. Nexhat Daci. Tani te varri i presidentit erdhën shumë njerëz. Velania ishte e vogël për të i zënë njerzit që kishin ardhur për ta përcjellë Presidentin që e kishin zgjedhur vet. Këta ishin ata që nuk e lënë të vdes kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat