Piktori që punon më karfica dhe djegie, Mitllari: Ja si bëhen pirografitë

Kultura

Piktori që punon më karfica dhe djegie, Mitllari: Ja si bëhen pirografitë

Më: 13 janar 2022 Në ora: 20:13
Andi Mitllari

Andi Mitllari, përdor metodën pirografike, duke djegur dhe vizatuar sipërfaqen e drurit me karficë flokësh.

 Andi tregoi se si nisi pasioni për pikturën.

“Ka filluar rastësisht, vizatoja kur isha i vogël dhe mbaja bloqe punimesh gjithmonë me vete. Mësuesi im i fillores më ndiqte punimet e mija, edhe jashtë ambienteve të shkollës. Më pas, ishte babai ai që dëshironte t’i bëja një vizatim në një sipërfaqe druri. Aty kuptova se e doja këtë gjë, ku më pas u kthye dhe në profesion për mua. Punimi im i parë është një verege rrushi, e kërkuar nga babai im” u shpreh Mitllari.

Ai tregoi se edhe për një pasion tjetër të madh që tashmë e ka kthyer në punën  tij prej një viti.

“Kam qenë 15 vjeç kur kam filluar, më pas kam bërë piktura me porosi për rrethin tim shoqëror që m’i kërkonin. Pas 3-4 viteve, ky profesion u kthye në punë për mua. Aktualisht merrem dhe më tatu, dhe kjo është një pasion i imi. Janë dy gjëra që kanë teknika të ndryshme në zhvillimin e punës, por tek të dyja mbetet ideja e njëjtë” u shpreh Andi Mitllari.

 Andi tregoi sesa e vështirë ka qenë për të në fillim dhe sa e kanë mbështetur të tjerët.

Andi Ahmetlli nga mekanik në instruktor i kërcimit latin: Në fillim njerëzit nuk besonin tek unë

“Në fillim e kishin problem, pasi të jesh artist tek ne është pak e vështirë, krahasuar me profesionet e tjera. Në fillim nuk kam pasur shumë kërkesa, sepse as nuk e njihnin, ndërsa tani me kalimin e kohës ndryshoi” u shpreh piktori. 

Ai tregoi edhe për pikturën që i ka marrë më shumë kohë për realizim.

“Kam qenë në vitin e dytë në gjimnaz, edhe piktura që më ka shpenzuar më shumë kohë për t’a realizuar ishte koloseu. E kam mbaruar për tre muaj, pasi çdo shkallë, çdo detaj kushton shumë kohë” u shpreh piktori.

Ai tregoi më tej për veçantin që pati ekspozita e tij më e fundit e titulluar “Klinikadora”.

“Ekspozita “Klinikadora” ka në fokus 15 artistë, për këtë projekt u frymëzova nga piktori Salvador Salo dhe mendova t’a sjell në portret. Skeleti është ai që mund të vinte më shumë në këtë metodë të artit, pra pirografisë. Kjo ekspozitë më ka zgjatur gjatë muaj, që nga krijimi i idesë e deri në përfundimin e saj. Pati shumë njerëz që u impresionuan nga punimet e mija, nuk e prisja që do pritej kaq mirë” përfundoi artisti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat