Udhët e jetës dhe Tempulli i dijes për brezat...!

Kultura

Udhët e jetës dhe Tempulli i dijes për brezat...!

Nga: Prof.Skënder Karaçica Më: 14 janar 2022 Në ora: 09:37
Prof.Skënder Karaçica

Po atëherë kur u hapën shkollat e arsimit shqip në Kosovë, atëherë janë mbyllur burgjet për shqiptarët. Po në këtë rrjedhë,n ë udhët e jetës dhe Tempulli i dijes, u bë për brezat e rinj shqiptarë, projekti kombëtar se si duhet të bëhet Atdheu...!

Në këtë udhë të dijes, profesor Ragip Gjoshi, mori me vete tokën e bekuar të Kosovës dhe, në shkollën fillore ,,Luigj Gurakuqi,, në Sankovc të Drenicës dhe në Katedrën  e Universitetit,,Ukshin Hoti,,në Prizren, mbolli kopshtin me lulet e kombit, librat dhe kërkimet shkencore të gjuhës e të kulturës shqiptare...!

Vitet erdhën me shenjen dalluese, kur e kur, puna arsimore dhe si pedagog u vendosën gjurmët e kohës për orët mësimore, studentët dhe projektet kërkimore-shkencore...!

Vitet erdhën për profesor Ragip Gjoshi dhe asnjëherë i plakur para dijes, studentëve, librave dhe para universitetit, që të vendos  gurët në themelet e Panteonit të dijes për kombin dhe shtetin e Kosovës...!

Vitet erdhën, profesor Ragip Gjoshi!E gëzofshi aktin ligjor të pensionit dhe sipas të drejtës së punës e të djersës, të gëzoni me shëndet pagën e pensionit...!

Vitet erdhën, puna dhe analet e historisë së arsimit shqip në Kosovë do të shënojnë në kronikat e kohës, ata gurë që i keni vënë në Panteonin e dijes dhe të dritës për kombin dhe për shtetin e Kosovës...!

Me fat koha e pensionit, profesor Ragip Gjoshi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat