Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktori Arben Shaka

Kultura

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktori Arben Shaka

Më: 24 janar 2022 Në ora: 00:51
Arben Shaka

Ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare aktori i njohur i humori Arben Shaka. Aktori ishte i infektuar me Covid-19 dhe nuk ka mundur dot të fitojë betejën me virusin.

Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije familjarët e aktorit përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Arben Shaka njihet për rolet humoristike, pantonimën dhe kontribut në filmat vizatimorë kryesisht gjatë viteve të diktaturës komuniste.

Shaka e ka filluar karrierën artistike në vitin 1966, ku interpreton në rolin e shoferit në pantomimën “Shoferi dhe Pasagjeri”. Filmat e tij më të njohur janë gjithashtu: Cirku në fshat – (1977); Odiseja e tifozave – (1972); Përse bie kjo daulle (1969) etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat