Demokracija 6

Kultura

Demokracija 6

Nga: Fatmir Lohja Më: 26 janar 2022 Në ora: 07:22
Fatmir Lohja

A ka ndonjë shpresë për integrimin e Shqiperisë në Europë?-më pyeti xha Ago.

Po,- ia kthej menjëherë.

E si?- më pyeten të tre.

Ju kujtova se aleti strategjik i kombit tonë është SHBA-ja. Presidenti Amrikan, Uillson, në vitin 1920 e njohu pavaresinë e Shqipërisë, me gjithë kasaphanën që bëri Europa me tufijt tanë.Ky mik i shqiptarëve, e hoqi nga tregu politik të kohës shprehjen barbara, antishqiptare, se “ Shqipërija është një shprehje gjeografike.”Janë Amerikanët, me presidentin Bill Klinton në krye,që urdhëroi forcat e Natos, të bombardonin Beogradin, për çlirimin e Kosovës. Amerikanët, edhe sot e kësaj ditë, janë në krah të kosovarëve , për njohjen e shtetit të Kosovës . Këto janë fakte kokëforte.Ne shqiptarët do të ishim bukëshkalë nëse i harrojmë të vertetat historike.

Mbidheni mendjen ! Kundra Amerikës ky popull nuk u mbështet!- ua them troç.

Ende nuk na sqarove se cili është më i mirë për ty, babai,apo i biri- vazhdoi të më thumbojë Ganija.

Mu kujtua një thënie e filozofit Niçe:” Injorantit mos i bëj pasyrim, për dy arsye. E para, e nxeh, e dyta, do të biesh në epideminë tij!”Kërkova ndihmë të humori tradicional .U tregova këtë anektodë të vjetër:” Në kapitalizëm ishin dy ortakë.Njeri ,përpara se të vdiste,i tregoi ortakatut, se i ka marrë nga arka e kompanise, tridhjëtmijë dollarë.Ortaku ia kthen me të njejtin sinqeritet.- Rri i qetë, se aq kam paguar edhe unë, për të derguar në atë botë!”

Me shihnin te tre në sy.

Ne kumunizëm ishte më mirë,apo më keq se sot?- më drejtohet Kasemi, krejt papritur.

A mundeni të ma shpjegoni fakitn, si në komunizëm, edhe sot në kapitalizëm, në Shqipëri pagat janë me të ultat në gjithë Europën? –përdora medodiken arsyetimit të Sokratit.

Vazhdon

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat