Qortimi i fëmijëve

Kultura

Qortimi i fëmijëve

Nga: Hamdi Rafuna Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 06:20
Foto ilustrim

Nëse i bërtisni fëmijës tuaj çdo ditë, ai/ajo përfundimisht do të ndalojë së dëgjuari! Shumica e fëmijëve përjetojnë që prindërit i qortojnë herë pas here, dhe kjo nuk është e dëmshme! Toni që përdoret, është i rëndësishëm thotë Anne Nielsen, autore dhe pedagoge me përvojë të gjatë pune me edukimin e fëmijëve! Fryma e humanizmit qëndron si një batanije e butë mbi brezin e sotëm si prindër. Prindërit e mirë bëjnë kërkesa të larta për aftësitë e tyre prindore dhe i shohin ato si një disfatë personale nëse nuk kan gjithmonë një qasje të mirëmenduar pedagogjike ndaj edukimit.

Nielsen, nga ana e saj i shikon me habi këta të rritur të sikletshëm që nuk e ngrenë kurrë zërin ndaj fëmijëve të tyre dhe bëjnë gjithëçka midis qiellit dhe tokës për të shmangur konfliktet me fëmijët…Fëmijët hutohen kur takohen me të njejtin zë të butë dhe kuptues, pavarësisht se çfarë bëjnë. Ata testojnë kufijtë tanë dhe nuk mësojnë se çfarë është e drejtë dhe e gabuar! Fëmijët mbështeten në porosi të qarta për atë që prindërit e tyre pranojnë.

Nielsen përshkruan dilemën prindërore duke thënë se, gjithmonë janë dy gremina në këtë rrugëtim; në të parën do të gjeni prindërit që bëhen të pa arsyeshëm dhe bërtasin si të pa frenuar. Në tjetrin do të gjeni elemente të pa arsyeshme dhe të pa qarta nga konflikti. Edukimi i fëmiut dmth është ajo se çka pranojmë dhe çka nuk pranojmë nga fëmija. Si prind duhet të guxosh të jesh i vendosur në veprime! Fëmijët kan një vullnet të pa përpunuar dhe të pa frenuar në dëshirën e tyre për t’u zhvilluar. Ky është një reagim i shëndetshëm dhe i natyrshëm prandaj kujdesë që mos të e dënojmë këtë vulnet të tyre!

Por fëmijët duhet gjithashtu të mësojnë dhe kuptojnë, kur ky vullnet i fortë bie në konflikt me të drejtën e të tjerëve për të kërkua diçka e thotë pedagogia! Deri në çfarë mase bërtitja pranohet ose nuk pranohet? Unë jam e bindur se nuk është shumë e përshtatshme e thotë Are Karlsen, edukatore dhe autore e librit “Leja prindërore- rregullat për një edukim pozitiv të fëmijëve” Ajo ka pak besim se të bërtiturit dhe ulurimat i bëjnë fëmijët të sillen ashtu siç duan të rriturit. Nëse fëmijët do të kishin mësuar të mbyllin gojën nga britmat dhe ulurimat tona, atëherë këta do të silleshin më mirë se sa fëmijët që janë trajtue me më pak britma, dhe kjo nuk ka kurrfarë dyshimi! Më e rëndësishme se britma e jonë (me zë të lartë kur flasim me fëmijët) është shkalla në të cilën ata n’a ndjekin se çka u thuhet atyre! Prindërit mund të qirren e qirren ndaj fëmijëve dhe se kjo nuk ndihmon, nëse në të njejtën kohë nuk përdorim metoda të tjera, thotë Karlsen! Këto metoda ndihmojnë kur fëmijët e teprojnë: ju jeni afër pikës së vlimit, jepni vetes disa minuta pushim!

Dilni në dhomën tjetër dhe merrni frymë thellë, qetsohuni! Mos shpërtheni e pastaj ua shpjegoni fëmijëve pse u zemruat! Pastaj ndëgjoni reagmin e tyre dhe jeni të kjartë se nuk jeni të zemruar! Karlsen dhe Nielsen mendojnë se fëmijët nuk dëmtohen nga prindërit që bërtasin me një ton normal! Nielsen thekson se, është mirë që të jeni i vendosur në rolin prindëror kur fokusohesh në gjithëçka që është e gabuar. Në anën tjetër, ajo mendon se nuk është mirë me prindërit që e mbajnë zhgënjimin brenda vetëvetes dhe nuk e shpërthejnë në mënyrë të kontrolluar! Fëmijët lexojnë gjuhën e trupit dhe e dinë se si ne ndihemi. Nëse jemi gjithëmonë “pedagogjik”, nuk jemi të sinqertë në konfrontimin me fëmijët, ata dyshojnë. Nielsen ka punuar në kopsht dhe me kopshte dhe ka vërejtë se shumë prindër kopjojnë qasje pedagogjike nga punonjësit pedagogjik që kujdesen për fëmijët e tyre, dhe vazhdon: Sikurse sillen prindërit me fëmijët e tyre, kjo ka të bëjë me temperamentin, ne vërejmë këto shenja, edhe te fëmijët! Disa janë më të butë se sa të tjerët. Unë mendoj se është e rëndësishme të kuptojmë se jeta gjithashtu nuk është e lehtë. Njerëzit, duke përfshi edhe prindërit kan të meta dhe mangësi, por është e mundur që të punohet në këtë drejtim! Nëse u bërtisni fëmijëve çdo ditë, ata nuk do ju dëgjojnë, sepse mësohen me këtë “këngë”. Nëse arrini të qetësoni vetëveten dhe filloni të flisni në mënyre të qetë dhe të qartë, është më e lehtë dhe më e thjeshtë që të përparoni thotë Karlsen.

Dihet se më e lehtë është me than diçka se sa me ba diçka. Megjithatë, jam e bindur se shumica e prindërve mund të arrijnë të ruajnë qetësinë e tyre nëse ndërgjegjësohen të trajtojnë situatën në më të mirën e mundëshme! Ndjekja e porosive t’mira është aftësi që duhet t’mësohet. Fëmijët duhet të mësojnë se, kur unë them jo atëherë jo mbetet edhe pikë! Nëse i jepni kohë vetes të i përmbaheni asaj që thuani, atëherë përvoja ime tregon se kjo funksionon më mirë sesa të bërtasim, thotë Karlsen. Tregues i mirë është ajo që e karakterizon jetën e përditshme. Nëse arrijmë të reflektojmë kryesisht me një humor pozitiv, fëmijët gjithashtu mund të tolerojnë që ju të zemroheni herë pas here dhe inkurajon prindërit të ulin kërkesat e tyre dhe të mendojnë për pozitiven. Përgjegjës, gjithmonë janë të rriturit për të kthyer situatën dhe për ta bë atë sërish të këndshme. Nielsen e krahason prindërin me një lider të përkryer.

Fëmijët në rritje kan nevojë për një udhëheqës që guxon edhe të jenë (pak i vrazhgët) jo popullor, duke qenë i kjartë në pritshmërinë e veprimit. Vendosshmëria është një fjalë kyçe dhe ndonjëherë rezulton në një përdorim zëri që tejkalon 60 decibel! Prindërit pa principe e bëjnë të vështirë për fëmijët të kuptojnë se çka vlenë të përceptohet. Prindërit duhet të përpiqen të bëjnë dallimin midis veprimeve dhe emocioneve. Edhe nëse nuk dorëzoheni dhe nuk bëni siç kërkon fëmija, kjo nuk do të thotë se nuk e doni fëmijën tuaj! Ky artikull në norvegjisht u publikue më 2013, me një përmirësim më 2018 nga Catherine Barland Jensen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat