Dashuri mërgimtare me ndjenja atdhetare

Kultura

Dashuri mërgimtare me ndjenja atdhetare

Nga: Baki Ymeri Më: 26 mars 2022 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Libri më i ri i Remzi Bashës vjen para lexuesit me një gamë poemash briliante me vlera letrare, me dashuri mërgimtare, me emocione erotike dhe me ndjenja atdhetare. Ndër to shquhen poezitë: Zëri i zemrës, Tetë Marsi, Mbretëresha, Gruaja e shpirtit tim, Zemërzana e dashuriisë, Ti je shpirti im, Nëna ime e paharruar, Dëshirat e dashurisë. Herrje, korrje dhe kositje, Jetëshkrimi im, Lutje hyjnore, Shiu i bekuar, Këngëtari anonim, Dhimbje të fshehura dhe vjersha të tjera të shkruara gjatë muajti të tretë kur në prag troket pranvera.

Remzi Basha i qëndis këngët e kundrimit me pyetje filozofike e metaforike si: Të jesh apo të mos jesh. Pasojnë poema tjera me elemente meditative si: Magjia e dashurisë, Shenjat e para të firimtarit, Zgalema me shikim të butë, Ëndërrimet e fëmijëtisë dhe Kënga e rinisë, Dashuri e zjarrtë dhe magjia e dashurisë, Valë mendimesh me harlisje të përkohshme, Parakalimi i fjalëve dhe Mënjanimi i shiut, Dasma në bjeshkët e Kosovës dhe Valëvitjet e reve, Baladë përditshmërie, Lulet e pranverës, Pranvera fillon me ty, Ti je ëndrra ime etj.

Remzi Basha posedon talent për të qëndisur këngë lirike të bukura dhe mbresëlënëse si: Shpirtluanesha ime, Për ty Kosovë, Heorina Afërditë, Sllapuzhani im, Krenari e shqiptarizmit, Eja të fluturojmë së bashku, etj. Në libër e risheh dritën e botimit reçensioni i Murat Gejcajt “Sokoli i Dardanisë në trojet e Skandinavisë, një poezi kushtuar autortit me titull “Princi mbi frone alpesh”, etj.

Remzi Basha hyn në “partiturën” poetike me individualitetin e tij krijues. Vargjet e Remzi Bashës kanë ardhur si ekzistencë shpirtërore, si një përmbajtje e një forme të kapshme ideore e strukturore, si një e shumë aspekte të një periudhe historike të racës njerëzore si zanafillë e jetës në tokë, e njeriut të veçantë, të zakonshëm e universal, i veshur me ngjyrimet psikologjike të kohës së tyre, të cilët, për letërsinë dhe shkrimtarin kanë sjellë objekte dhe subjekte jetësore e të gjalla e më pas ngjarje njerëzore.

Remzi Basha është poet i dashurisë dhe pronar i lirikës mërgimtare me ndjenja dhe emocione. Janë të shumta e të dukshme, si drita e diellit, vlerat morale e artistike të veprës së tij letrare për nga veçoritë dhe refleksionet kohore, për korpusin e shkrimtarëve në trojet e mërgimit dhe në të gjitha trevat shqiptare. Ato kanë ekzistuar dhe përsëri ekzistojnë në gjykimin e kohës dhe të subjektivizmit të njerëzve si lexues e individual, që do të thotë se vepra letrare dhe krijuesi shkrimtar janë në përballje të drejtpërdrejt të koherencës, ekzistencës dhe seleksionimit të përhershëm vlerash artistike dhe letrare. Remzi Basha dëshmon se koha është kriteri më i pashkëputshëm dhe më i paanshëm i seleksionimit të vlerave lirike dhe i shkrimtarit si autor dhe si krijues tekstesh të frymëzuara ku shkëlqen dashuria dhe atdhedashuria.

Historia e letërsisë vërteton se disa shkrimtarë, jo vetëm në botë por edhe në Kosovë, Shqipëri dhe Diasporë, që mes shumë veprave me vlerë artistike në kohën e tyre, kanë mbijetuar pak, shumë pak apo aspak si të tilla. Kjo vlen për disa, por jo edhe për poetin e dashurisë. Për shkrimtarin, koha është vlerë morale, është jeta e tij e jetuar në kolektivitet, si individ dhe si krijues.Për të është barometër veçorishë të qëndrueshme dhe të përgjegjshme. Kritika letrare thekson se në jetën e tij, shkrimtari mund të nxjerr shumë vepra letrare e artistike, drama, romane, e novela, vëllime me subjekte nga jeta e gjallë, me vërtetësi e detaje, me imtësi e saktësi të përpiktë të një kërkimtari të pashoq: Poezia e Remzi Bashës duket sikur ka një lidhje morale të pashkëputshme me atdheun dhe kohën, si dhe me ekzistencën e veprës dhe të emrit të tij si autor me identitet, moralitet dhe vertikalitet.

Ndonëse i aftë e i karakterizuar nga një imagjinatë, një vetëdije e shqetësuar që mund të shkaktoj çfarëdolloj konvertimi me kohën, jetën dhe njerëzit, ai përsëri, në atë që ka vendosur të arrij si krijues, është energjik, ngulmues, i duruar, i palodhur, i lindur për të punuar e sakrifikuar poet dhe patriot, si si moralist dhe idealist. Ky lloj krijuesi, përveç karakterit të fortë që ka e që shfaq, përbën gjendjen shpirtërore më të dukshme njerëzore e më të ndjeshme të asaj, për të cilën është i aftë njeriu si njeri e në të njëjtën kohë edhe si një përmbledhje të aftësisë së tij krijuese, duke na treguar vetveten si individ të moralshëm në shoqërinë e qytetëruar dhe të civilizuar. Autori i kësaj vepre është një nga personazhet e përjetshme të historisë së shqiptarizmit, idealist, sublim, ëndërrimtar dhe moralist. Në vargjet e tij, shkrimtari shihet një racë dhe një epokë, emri dhe vepra e të cilit është bërë një vlerë krijuese shpirtërore e njohur nga koha dhe njerëzit. E kjo e gjithçka tregon se shkrimtari si autor i ditës është një njeri i veçantë me talent, me shumë energji për të krijuar, i cili me sakrificë ka vizatuar artistikisht, portretin e shkrimtarit të vërtetë, të moralshëm, dhe se talenti i tij tashmë është ngritur deri te gjeni letrar.

Remzi Bashën e njohim edhe si romansier. Një shkrimtar i veprës morale njerëzore është në gjendje të krijojë dhe t’u japë jetë personazheve më të mëdha, në tërësinë e figurave të tij, vendos në qendër të subjektit të veprës personazhe të moralshëm, që bëjnë histori dhe epokë. Autori i mbushur me eksperiencën njerëzore, jetësore e krijuese i paraqet ndjenjat e moralin në mënyrë të njerëzishme tek personazhet.Që të arrij këtë dhe për t’u marrë me ta në jetën e tyre, krijuesit i duhet një njohje e thellë kritike, studiuese e kureshtare në aspektin profesional, sepse edhe mënyra e tyre e të shprehurit si personazh i shfaqur si objekt dhe subjekt për shkrimtarin, është sa i vlefshëm aq edhe kompleks. Edhe këto personazhe janë tipik, të veçantë, të cilët me aparencat fizike dhe çastet mbresëlënëse të sjelljes aktoreske bëhen mbizotërues dhe të nevojshëm për subjektin e veprës artistike të shkrimtarit.

Fjala si energji krijuese e bën jetën që të lëvizë, e bën njeriun të lumtur, e bën natyrën dhe gjithëçka në gjirin e saj, poetike, romantike, filozofike. Ajo i metamorfizon qëniet e gjalla, njerëzit i shndërron në mit dhe zotër të kësaj bote. Fjala e Remzi Basshës udhëton në shekuj e mijëvjeçarë, bën e krijon subjekte, na sjell imazhe qytetërimesh të hershme që na bëjnë t’i duam e t’i admirojmë.Shkrimtari me shpirtin dhe frymëzimin e tij e gatuan artistikisht realitetin jetësor. Ai me talent krijon e me fantazi sjell realitete imagjinare e fantastike nëpërmjet figurshmërisë e trillimit artistik. Fjala, në këtë krijim të rrallë, në tekstin e nëntekstin e veprës letrare merr karakter metaforik e simbolik. Ajo fillon me cilësi e aftësi çudibërëse, mrekulluese, magjike. Ajo ka peshë, ngjyrë, aromë, vëllim, thellësi. Ajo i shpirtëzon vlerat krijuese si të ishin ndjenja madhore në këtë jetë.

Vlen të ripotencohet fakti se Remzi Basha është poet i dashurisë dhe atdhedashurisë. Dashurinë nuk mund ta gjejnë njerëz që tjerrin e mendojnë hollë për të. Dashurinë nuk mund ta vrasin njerëz që nga halli a interesi e injorojnë. Dashuria është rrugë e pashkelur. Ajo nuk njeh orë e shina paralele e drejtime të paracaktuara. Dashuria nuk justifikon as qorton. Fjala si energji krijuese e bën jetën që të lëvizë, e bën njeriun të lumtur, e bën natyrën dhe gjithëçka në gjirin e saj, poetike, romantike, filozofike dhe psikologjike. Në faqet e romaneve të tij, Remzi Basha i metamorfizon qëniet e gjalla, njerëzit i shndërron në mit dhe zotër të kësaj bote. Vepra letrare e Remzi Bashës është një kërkim i zellshëm i fjalës, i vendosjes së saj me art në strukturën e tekstit.

Arti është testi më i fortë i qëndrueshmërisë në kohë, kurse poezia është arti i çastit të përjetshëm. Poezia e Remzi Bashës arrin një pikë unike: bashkon të shkuarën me të ardhmen, ditën me natën, tokën me qiellin dhe trupin me shpirtin. Poeti është shpirt në shpirtin e kombit. Poezia është shprehja e parë, e fundit dhe e vetme e bukurisë së shpërfytyruar nga shpirti i njerëzimit të rikuperuar. Poezia është shprehja e dashurisë së shpirtit për të bukurën, e cila transmeton përmes emocioneve të vërtetat që gjenden tek njerëzit. Remziu sugjeron, me një gjuhë butësie dhe me ngjyrat e nostalgjisë, mrekullinë e fshehur të bukurisë, transparencat afektive të qenies që qëndron midis mprehtësisë dhe butësisë, duke mbajtur me vete si një lajmëtar të një tjetri. botën e bukurisë dhe përsosmërisë. Në këtë kontekst, ajo na befason me asociacionet e suksesshme ndërmjet abstraksioneve të mëdha, siç janë koha apo përjetësia.

Frymëzimi dhe fjalët e Remzi Bashës riprodhojnë një psikologji mbresëlënëse, të paprekur dhe të lavdishme. Fjalë janë shumë të ngjashme me qeniet. Ata janë qenie të gjalla. Ata madje duken si bimë. Ata kanë një mënyrë jetese të tyren, kur fluturojnë të lirë në ajër, si zogjtë. Në librat e Remziut ndeshemi me filozofinë e jetës, me rrugë që fluturojnë, me harresa të paharrueshme, me pritshmëri të papritura, me një valë habie në një sekondë që derdhet në ylberin e vullnetit. Fjalët e tij ndonjëherë duken si qenie të rënë nga labirinthet e butë, të parë nga krahë të mëdhenj të bërë nga gjethe të ngrohta të vjeshtës të fjetur. Poeti ëndërron dritare të heshtura. Ai mediton për ringjalljen e dashurisë së gjallë. Në shpirtin e tij defilojnë tingujt e artë të fjalëve të dashurisë.Remzi Basha nuk është poeti i habisë apo i heshtjes. Ai është poeti i dashurisë dhe atdhedashurisë, një dhuratë hyjnore i buzëqeshjeve arbërore. (Bukuresht, Prill2022)

MBRETËRESHA


Pata fat të njoh shumë femra

Veç për ty i kam shtatë zemra!

Vetëm ti je shpirtluanesha ime

Je shumë e ëmbël dhe je trime!

Je më e bukur dhe më e lumtur

Ty të kam zanë e të kam flutur!

Je e hijshme kur ke besimin tim

Me ty jam çapkën dhe jam trim!

Je shpirti im që noton përmbi re

Je e joshur nga një shpresë e re!

Je dhuntia ime që unë shumë e dua

Je mbretëresha ime. Ku je moj grua!

Ti je perëndesha që më gjallëron

Me prova dashurie jetën ma shton!

Ti je drita që kam dashur ta takoj

Vetëm me ty më tej mund të shkoj!

Mund të shkoj ngadalë e shpejtë

Je parfum i përmallimit të shenjtë!

Je hijeshi që di si t’më lumturosh

Kur më thua: Eja të më dashurosh!

GRUAJA E SHPIRTIT TIM

Si të filloj të të përshkruaj?

Si mund të përshkruash

Forcën e shqiponjës

Teksa fluturon

Si një shigjetë kundër erës?

Si mund të përshkruash oqeanin

pa i bërë homazh thellësisë së tij?

Më thuaj, si të filloj

Të përshkruaj një grua si Ti?

Ti je mishërimi i forcës dhe guximit.

Je ëndërrimtarja, krijuesja, e guximshmja.

Po a ka fuqi më të madhe në botë

Se buzëqeshja jote moj bukuroshe!

Kudo që të jesh

Në kohë dhe hapësirë

Vazhdo të shkëlqesh!

Jo vetëm sot, por çdo ditë!

Çdo grua në vizionin tim

Është si një lule që ngrihet

Mbi të gjitha lulet në lulishtë

E dashur, të lutem moj lule

Këtë mendim mu në zemër ngule

Dhe me këtë mendim rro përjetësisht!

ZEMËRZANAT E DASHURISË

Çdo grua është punëtore si bletë

E bukur siç është bukuria!

Pa gruan as që do kishte jetë

Pa gruan bosh do ishte gjithësia.

Çdo grua është e bukur siç është paqa

Por gratë luftërat nuk i duan kurrë

Ato thëllënxat e malit që duan

Vetëm ditë të bardha dhe një burrë

Dhe këtë s’duhet ta harrojmë kurrë!

Sikur gratë të drejtonin botën

Pa dyshim që jeta në botë

Do të ishte më e bukur

Gratë janë dhurata hyjnore

Për të na bërë të lumtur

Një rrymë e ngrohtë meditimi

Ato janë nënat që i lindin trimat

Për gratë ia kris luftës mbreti

Për këta dhurata këndon poeti

Nderim për çastet e lumturisë

Dhe për zemërzanat e dashurisë!

TI JE SHPIRTI IM

Je gruaja më e mirë në botë

Zanat e malit të adhurojnë

Dhe engjëjt të vlerësojnë

Jam ai që të dua më shumë

Sepse ti për mua je lumë...

Je lumi im i lumturisë

Ku notojnë fjalët e mia

Me kujtimet e dashurisë...

Të dua më shumë se jetën

Për ty i ngul sytë në telefon

Dhe ty të shoh se si fluturon

Për të zbritur në ballkonin tim

Zemra ime mbushet me gëzim

Sepse ti e vetëm ti je shpirti im!

DËSHIRAT E DASHURISË

Gruaja ime, shpirtluanesha ime!

Ne kemi shumë vite së bashku

Mësova shumë gëzime e telashe.

Më vjen mirë që pas shumë vitesh

Unë vazhdoj të të dua më shumë

Të jam shumë mirënjohës moj grua

Për të gjitha vitet që ke qenë me mua.

Unë jam me ty, e preferuara ime

Moj sokoleshë e Dardanisë trime

Buzëqeshja jote po më gjallëron

Zëri yt i ëmbël deri në qiell jehon!

Pa fjalë i kuptoj mendimet e tua

Në sytë tu unë zbuloj një krua...

Ti je gruaja më e bukur në botë

E ëmbël, e mirë, elegante, e butë

Të zgjodha si një dhunti e shenjtë

Më errdhe në ëndër me të shpejtë

E më the se ato tjerat s’janë për mua!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat