406 vjet nga vdekja e Shekspirit

Kultura

406 vjet nga vdekja e Shekspirit

Më: 23 prill 2022 Në ora: 13:36
Uilliam Shekspirit

Sot janë bërë 406 nga vdekja e dramaturgun dhe poetin e njohur anglez, Uilliam Shekspirit.

Ai konsiderohet si shkrimtari më i madh që ka shkruajtur në gjuhën angleze dhe dramaturgu më i madh në botë dhe njihet si poeti kombëtar i Anglisë dhe “Bard of Avon”.

Ai ka lindur me 26 prill të vitit 1564 në Stratford mbi Avon dhe vdiq më 23 prill të vitit 1616 në po të njëjtin qytet.

Ishte i biri i një tregtari jo fort të pasur dhe lindi në familje me shumë fëmijë, ai ishte fëmija i tretë i John dhe Mary Shekspir.

Nga tetë fëmijët e tyre mbijetuan katër, dy prej të cilëve u bënë aktorë, Uiliami dhe vëllai i tij më i vogël Edmund.

Uilliami studioi në shkollën e vendlindjes, por nuk dihet se deri në cilin vit e vazhdoi shkollimin aty. Ai u martua në moshën 18 vjeçare me Ana Hethuejn, që ishte disa vite më e madhe se ai.

Me të shoqen bënë tre fëmijë, një djalë që e pagëzuan me emrin Hamnet iu vdiq në moshën 11 vjeçare, Uilliami kishte edhe dy vajza Suzana dhe Judita.

4 vite pas martesës u largua përfundimisht nga vendlindja dhe u vendos në Londër dhe për vitet e para të qëndrimit të tij atje nuk ka dokumentime të sakta.

Por, në vitin 1592 del se emri i tij njihej në Londër, si autor dramatik dhe aktorë, vepra e tij e parë drama historike, “Henriku VI” u shfaq po në këtë vit.

Në vitin 1597 bashkëthemeloi teatrin “Globus” ku do të ishte dhe aktorë e ku do të luheshin pjesët e tij më të mëdha.

Në vitin 1612 u largua nga Londra, ndërkaq në vitin 1616 ai përpiloi testamentin e tij dhe vdiq pas një muaji dhe u varros në vendlindje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat