Onhezmi - emri i vjetër i Sarandës

Kultura

Onhezmi - emri i vjetër i Sarandës

Nga: Atdhe Geci Më: 7 maj 2022 Në ora: 13:44
Foto ilustrim

Nëpër librat e qytetërimit të atdheut tonë

Onhezmi është qytet diell, det, udhëtim

është port lundrash e me valë t´prajshme

ulli i bardhë me një emër që nuk shuhet.

Onhezmi, perla e Jonit dhe e Adriatikut

shtëpi e kishë i ka në zemër të shkambit

qyteti hijeshon me flutura limoni dhe të

portokallit, me bimë qipshte të Arbërisë.

Onhezmi është qytet me frymë muzash

nga qendra e qytetit e deri në Gjashta, ai

është qytet identitet, Shqipëri nga fundi

i detit e deri në tavanin e pafund kozmik.

I mbushur me frymë arbërore të Zeusit,

I mbushur me frymë arbërore të Gjergjit

I mbushur me frymë arbërore të Naimit

ndjenja për jetësoren dhe për të bukurën

për sensualen në jetën e përditshme,dhe

dashurinë që mbushë djepat me fëmijë,

është gjë e bime në gjakun e Onhezmit.

Odiseja këtu e gjeti udhën për në Itakë,

në Onhezmë ai e mori pak Trojë për vete,

mori këngë e valle të Onhezmit, fjalë

pellazge të shqipes së folur e të shkruar,

se shqip këndonte me shokë Odiseu ynë.

I veshur me këmishë dhe me fustanellë,

me plis nga plisat e bukur të Çamërisë,

me armë si të Aleksandrit dhe të Pirros

në Onhezmë ai shtroi udhën për Trojë,

udhën për Janinë, Selanik dhe Prevezë,

udhën për Dodonë, Atikë dhe për More

udhët për të gjitha Itakat pellazgo-ilire.

Në Butrint Odiseu gjeti Shqipërinë e tij,

gurin që flet gjuhën e gurëve të arbërit

gjuhën e qytetërimeve historike të artit

gjuhën shqipe të Zeusit dhe të Homerit.

Në Onhezim Thoti e kishte një shtëpi,

aty ai i mikprite perënditë e shqiptarve

për një kafe me lule manxurane e raki,

Në Vlorë Odiseu e kishte një të dashur,

Ipja thotë, shpirti fryn aty ku ka dëshirë

Vlorës, ia hoqën emrin tek Homeri, që

Penelopa të mbetet e vetmja grua e tij!...

 

1 . Onhezmi, emri i vjetër i Sarandës

 

Atdhe Geci - Nga "Kanuni poetik" I dhe II

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat