Mendime rreth romanit ”Të korruptuarit” të shkrimtarit Skifter Këlliçi

Kultura

Mendime rreth romanit ”Të korruptuarit” të shkrimtarit Skifter Këlliçi

Nga: Fani Bufi Më: 8 maj 2022 Në ora: 16:04
Skifter Këlliçi

1.Romani”Të korruptuarit” e ka marrë subjektin nga fillimet e një dukurie të shëmtuar korruptive në shoqërinë shqiptare. Shkrimtari Sifter Këllicci e ka shkruar gjatë vitit 1997. Ishin vitet e para të demokracisë që korrupsioni dhe të korruptuarit morën ngjyrime të reja:”të persekutuarit” u kthyen në heronj, pozitëmarrësit, atavizmat e monizmit, i “vunë shpatullat” demokracisë.

Ngjarjet në roman fillojnë me përdhunimin e egër seksual të Rina Bendos dhe vazhdon me historinë e rrëmbimit të një copë toke. Ishin hapat e para të korrupsionit, i cili, duke kaluar vitet do të merte përmasa të mëdha në shtrirje dhe në pushtimin e institucioneve. Të korruptuarit pengonin investimet e të huajve; nuk mund të investonin pa paguar një shumë të madhe. Romani është pasqyrues i dukurive korruptive. Mesazhet që përccohen në romanë janë kambanë alarmi për ccfarë do të ndodhë në vitet e mëpastajme. Autori e parandjen se, embrioni helmues korruptiv i atyre viteve, do të rritej me pëfmasa të frikshme.

I gjithë subjekti i romanit përqëndrohet tek dhunimi i egër kafshor i Rita Bendos nga Agim CCapani, mandej nga grabitja e pasurisë së Ritës dhe lufta hakmarrëse e saj, tek fundi tragjik i të korruptuarëve. 2)Vështrim i përgjithshëm

Hyrja ose prologu, si e ka quajtur autori, vjen rrëmbimthi me një përshkrim të vrullshëm të ndjenjave adoleshente të 15-vjeccares, Rina Bendo, që do të jetë protagonistja kryesore e romanit. Përshkrimi fizik i Rinës me veshje dhe sjellje të një djali ccapkën-sportiv, gjatë shpërthimit të mendësisë së moshës, ende e parrahur dhe njohur me jetën, vjenë e njehësohet në një personazh vajzë-djalë.

Përjetimi i sjelljeve të disa moshatareve të saj, që kishin prekur më herët “zonën e ndaluar të moshës” jashtë edukimit shkollor e familjarë për edukatën seksuale, e ccoi atë, Rinën, drejt gjëmës së madhe, që goditi rëndë të ardhmen e saj. E rritur me kënaqësitë, që i kishte ofruar jeta në famile, në shkollë dhe shoqëri, ajo përngjante me një alpiniste, që i kishte ccapluar lart “Everestit” të jetës moderne të kohës. Pikërisht në ccastet e kënaqësisë shpirtërore, nga një e papritur, si pasojë e marrjes me sportivitet të sjelljeve të të tjetëve, pa i vlerësuar realisht, fatkeqësitë, ra prehë e vrasësve seksual. Pra nga lartësia”Everestit” në humnerën plagëvrasëse, që do ta përndiqte këmba-këmbës gjithë jetën e shkatërruar.

Shkrimtari Skifter Këllici në stilin e tij, tashmë të formatuar, i shmanget hyrjeve traditore, që stërzgjaten për ta njohur lexuesin me personazhet. Ai bën një paraqitje të menjëhershme, të përshkruar bukur dhe tepër ekspresive.

3) Intonacion i vrullshëm ekspresiv(shpehës)

Intonacioni është i vrullshë; ai shkrihet dhe harmonizohet në përshkrime, gjatë ligjerimit rrëfimtar, duke e nxitur lexuesin ta përjetojë emocionalisht tragjedinë tepër të dhimbshme të një vajze të re, adoleshente.

Që në hyrje të romanit “Të korruptuarit”, shkrimtari Skifter Këllicci, shpalos një ligjërim shpërthyes në përshkrimin e portretit të Rinës. Nga përshkrimi flakërues i pamjes fizike dhe i dyluftimeve të mendimeve të zjarrta adoleshente, të duket sikur, për hyrjen, është folur më parë dhe, përshkrimi fizik i saj, të le përshtypjen se është në vazhdim të asaj që është shkruar më herët.

Fill pas njohjes së portretit fizik dhe të brendshëm, mund të themi, parapriret rrufeshëm pika e lidhjesë së romanit. E themi këtë se vetë Rina ka një afeksion nga larg, në largësi njohjeje me Agim CCapanin dhe, në ccastin e parë, në një vallëzim kemi pikën e lidhjes. Prej këtij ccasti fatkeq nis e zhvillohet ngjarja e dhimbshme, plagëmadhe, e pashërueshme, herë-herë venitëse nga vrulli i jetës, që e rrëmben dhe, herë-herë, shpërthyese shpresëvrasëse. Ky vrull intonacioni dhe zhvillim i ngjarjeve përshkon romanin nga fillimi në fund. Për ta bërë më të kapshme idenë time po sjell disa raste që e ilustrojnë më së miri:

Pranimi i menjëhershëm i ftesës së Agim CCapanit për t’u takuar në hyrje të pyllit, nga ana e Rina Bendos, është i menjëhershëm, i pathelluar me një djalë ende të panjohur mirë. Duket sikur autori nuk dëshiron ta vërdallos lexuesin me hamendësira dhe dyluftime mendimesh e ndjenjash për atë takim, të cilin e merr me sportivitet dhe e bënë pa menduar se cc’mund ta priste. Egërsia e epshit të dhunshëm seksual i njeriut të frytur nga mbështetja e siguria, që kishte nga xhaxhai, me detyrë drejtor i sigurisë së qytetit, është e menjëhershme, ashtu si ndodh me të vërtet me kllirat e këtij soji.

Të papriturat në roman janë të shpeshta, si; largimi i menjëhershëm nga shtëpia e kushërirës, shfaqja e shtatëzanisë ende pa u qetësuar nga drama e dhimbshme, takimet me nuset, që stoliste për dasma dhe këthimi i tyre me fëmijë tek ajo, që e kishte vrarë shpresën për t’u bërë nënë...

Të vrullshme janë edhe arsyetimet e Rinës, kur vendos të hakmerret: shkuarja në bashki, rrëmbimi i fotografive të Agimit me një trillë joshëse, duke ia njohur epshin sekrual. Mendoj se pika kulmore e hakmarrjes është skena në mbledhjen e bashkisë. Katerina me mbështëtjen e Shpendit, Violës e Xhani Buljanit në fillim, mandej me gjithë të dëmtuarit nga korrupsioni, që po merrnin pjesë në mbledhjen festive, e goditi fort dhe e shkatërroi përfundimisht atë ccerdhe korruptive.

4)Romani”Të korruptuarit” është një roman realisto-horror dhe në ndërtimin e tij ka një veccori nga tradita e ndërtimi i romaneve realist. Shkrimtari Skifter Këllicci i shmanget kompozicionit të thjeshtë dhe e ndërton mbi kompocicionin e ndërlikuar. Kompozicioni ka një ndërtim paksa të realizuar me kujdes; janë dy personazhe protagonistë: Katerina(Rina) Bendo, që përshkruhet me nota simpatie shpejt dhe me sjellje djaloshare adoleshente.

Agim CCapani si një personazh i arsimuar, recitues i mirë, drejtues i veprimtarive, por pa ia zbuluar karakterin e vërtetë. Këta dy protagonistë që përfaqësojnë dy linja parapikëlidhjeje, sapo ndodh dhënia e pëlqimit për takim nga ana e Katerinës, ndodh pika kulmore, gjëma e madhe e Katerinës. Përdhunimi seksuar i egër huligan e kolektiv. Në këtë lartësi ndjenjash hakmarrjeje zhvillohen ngjarjet në roman,si: përpjekjet për të bërë takim me kryetarin e bashkisë, që është një demokrat i mirë, i pakorruptuar dhe, mbi të gjitha, armik i padrejtësive dhe të korruptuarve,

Mendoj se përmbajtja e romanit zhvillohet në lartësinë e dy pikave kulmore: një pikë kulmore e vërejmë tek gjëma e madhe tek pylli, kur e dhunojnë fizikisht, moralisht dhe seksualisht Rinën: Agim CCapani dhe Krenar Rovina. Këtu është pika kulmore e huliganizmit seksual.

Pika tjetrër kulmore është në ditën e komunikimit të detyrës së Agim CCapanin, zëvendëskryetar i bashkisë së qytetit. Në këto ccaste valvula e sigurisë nuk funksionoi më, Ai takim festiv, në fillim, plot urime dhe servilizma u kthye në një takim varrmihës për Agimin dhe shpurën e vet. Po këtu pa e zgjatur më tepër me shpjegime apo stërhollime shkrimtari, Skifter Këllicci, bënë edhe zgjidhjen e problemit të shtruar e shtjelluar në romanin”Të korruptuarit”

5)Fotot janë magjja me majëmjelli ku gatuan dhe na i paraqit ngjarjet shkrimtari. Duhet thënë se, magjja e gatimit, nuk gjendet në asnjë rast pa brumë të pasur.Tek ky roman nuk ka magjje bosh.

Janë dy foto rrëngjethse, që plotësojnë pamjen tërësore të romanit”Të korruptuarit” të shkrimtarit Skifter Këllicci. Pasi e mbaron së lexuari me vëmendje për trajtesën e bërë në një kohë të demokracisë së brishtë, menjëherë të shfaqen dy foto, të cilat të zbërthejnë realisht dhe artistikisht lindjen e korrupsionit para viteve 1990 dhe vazhdimësinë e tij në vitet e demokracisë shqiptare. Fotoja e parë, e bërë me pamje nga lartë, na tregon si e sa është përhapur korrupsioni në vijë horizontale.

Fotoja e dytë, e bërë në thellësi të të korruptuarve, tregon egërsinë kafshërore, që nuk ndalet para asnjë lloji krimi për t’u pasuruar. Mbështetja e Agim CCapanit nga xhaxhai, që ishte drejtori i sigurisë të qytetit në monizëm dhe mbështetja e po këtij personazhi në vitet e demokracisë, po nga të korruptuarit nga lartë, për t’u bërë në mënyrë të pamerituar zëvendëskryetar i bashkisë, vërteton vertikalitetin e korrupsionit.

Përhapja e gjërë e huliganizmit dhe kriminalitetit të të korruptuarve, si: përfshirja në veprime huligane-vrastare të së ardhmes së Rinës, e Agim CCapanit dhe e Krenar Rovinës; pjesëmarrja e Loni Kostës, afarist shqiptar në afera korruptive, gjithashtu mbështetja nga pjesëtarë të familjesë, të fisit dhe shoqërisë së tyre vrastare, plotësojnë foton e shtrirjes horizontale, të shtrirjes së korrupsionit vrastar. Gjithë shpura e korrupsionit, sapo demokracia feksi në Shipëri, u hodhën në veprime pa u ndalur para asnjë poshtërsie për t’u pasuruar korrupsisht. Të dyja fotove u jepet një goditje spektakolare, e papritur dhe e pa menduar më parë nga të korruptuarit në festën-bombë-tronditëse në bashki.

6)* Kërcënimi i jetës, dhuna fizike dhe psikologjike, vrasjet mafioze, shfarrosjet familjare janë ”ccelsi” i suksesit i të korruptuarve.

Në hapat e para të demokracisë të brishtë shqiptare hajdutët, vrasësit dhe kriminelët, të veshurë me kostumin e mbështetjes nga eprorët, miq e familjarë, livadhisën gjithë krenari në vitet e diktaturës komuniste dhe, më pas, u tjetërsuan: ujku u bë qengj, në demokraci. Shembulli më i spikatur në roman, me të gjitha veset kafshërore, është nipi i drejtorit të sigurimit të qytetit. Agim CCapanin, që e priu fati të punonte në bashki, të shfrytëzonte dhe të synonte të ngrihej më lart. Lakmia e papërmbajtur për të fituar sa më shumë për ccdo rast e joshi drejt greminës, së thepisur, për të mos dalë më prej andej.

Dhuna fizike dhe psikologjike ndaj Katrina Bendos, gazetarit Shpend Lloku, ishtin të vazhdueshme, të rrezikshme, të gjithanshme, që të mos ia kthyenin tokën e grabitur nga Loni Kosta, Vita Bendos, nënës së Katerines. Bisedat e herëpashershme të Agim CCapanit me afaristin Loni Kosta, nxjerin në dukje mënyrat poshtruese dhe sorollatëse për t’i dhënë të drejtën e trashgisë familjes Bendo. Krahas rrëmbimit, grabitjesë së shumave të mëdha, lakmia e tyre nuk njihte kufi, ajo i shtynte tek sjellja e kahershme, përdhunimi fizik kolektiv, duke e dokumentuar me foto për t’i pasur kudoherë në trysni të jashtëzakonshme. Bunkerizimi i ndjenjave të Katrina Bendos, nisi të plasaritej, nga puna që bënte ajo në floktore dhe me rinjohjen me Shpendin.

Me shtjellimin artistik, që shkrimtari Skifter Këlliccci i bënë mënyrave vrastare të personazheve të korruptuar, shpërfaqen para lexuesit personazhet, që xhaketën e vjetër e kanë kthyer dhe përpiqen ta shesin për të re. Pra ata të kurruptuar moralisht deri në qelizë, tani shfaqen si shpëtimtarë, si njerëzit që po sakrifikojë për të bërë më të mirën për shoqërinë shqiptare. Shrehjet: paraja e hedh ujët përpjetë, paraja t’i verbonë sytë, miku i mire për ditë të keqe, nuk janë të vërteta këto që thuhen, nuk keni fakte dhe dëshmitarë apo, duke ngritur zërin e hakërryer:”Janë të montuara!” ishin ccelësi i fitoreve të përkohshme.
 

7)*Pse duhet lexuar romani”Të korruptuarit” i shkrimtarit SkifterKëllicci?

Për t’i përgjigjur kësaj pyetjeje do duheshin faqe të tëra për t’i dhënë përgjigje shteruese, si për vlerat ideore dhe artistike që ka, por edhe për mesazhet që përcjell. Shkrimtari do t’i thotë lexuesit: 1)Korrupsioni tek ne ka shtrirje horizontale dhe vertikale. Jetojmë në një kohë, kur demokracia shqiptare është ende pa marrë plotësisht fizionominë e vërtetë, ndaj ccdo hap duhet hedhur me shumë kujdes në jetë. 2) Në luftë për një jetë më të mirë ka edhe fatkeqësi, por nuk duhet humbur shpresa, duhet luftuar deri në triumfin e drejtësisë. 3) Ndihma duhet kërkuar tek njerëzit me botë të madhe. Ajo të drejton dhe të jepë forca për të fituar mbi të keqen. Me fundin tragjik të të korruptuarve në roman, shkrimtari qartëson:”Drejtësia vonon, por nuk harron!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat