“Koha do të dëshmojë për të vërtetën e gjuhës shqipe…”

Kultura

“Koha do të dëshmojë për të vërtetën e gjuhës shqipe…”

Petrit R Aliaj Nga Petrit R Aliaj Më 10 maj 2022 Në ora: 00:16
Pamje nga reportazhi

Të hapësh një librari me emrin “Iliria”në Athinë e të botosh edhe një gazetë me të njëjtin emër në vitin 2001,ishte jo vetëm pasion por edhe guxim i shkencëtarit Agron Dalipaj në atë vënd ku antishqiptarizmi spekullues ortodoks është i ndërtuar në rrang shtetëror ...Pikërisht i mbështetur në pasionin e tij,ai preferoi ti dedikohej prej ardhjes së gjuhës, duke rrugëtuar në gjetjen e kuptimit të një fjale që në kohën e krijimit të saj me ndryshimet në formë e në veçanti të tingullit në pamjen fonetike,e me rindërtimin e formës së lashtë të formimit të fjalës.

Puna e një studjuesi të etimologjisë si degë e gjuhësisë është e lidhur ngushtë edhe me shkencat e tjera si;leksikologjia,semantika e dialektologjia me metodën e saj të cilat bëjnë të mundur depërtimin në ato nivele kronologjike ku historia e shkruajtur ende nuk ka ekzistuar. Pikërisht puna ngulmuese e prof.A.Dalipaj si kërkues,botues e shkencëtar i cili që nuk “dorëzohet”në aktivitetin e tij , pata rastin ta takoja në Verona e të udhëtonim së bashku në takimin e organizuar nga shoqata “AlbBell”në Belluno (Provinca Veneto-It)që drejtohet nga Ing.Artan Shyti. Artani është edhe anëtar i Këshillit Drejtues në Federatën Kombëtare të Shoqatave Shqiptare (FNA-I)dhe pjesëmarrës në konferencat “Diapora Faktor uniteti dhe qëndrese”(Tiranë 9 gusht 2021) si edhe “Diaspora për gjuhën shqipe”(Brescia Itali-18.12.2021) Dhe në vazhdim përsëri për gjuhën shqipe për të promovuar në veçanti studimin etimologjik të prof. A.Dalipaj ”Latinishtja dhe Italishtja në prizmin e shqipes”

Por jo vetëm kaq. Larmija në bashkëbisedim me auditorin e prof. A.Dalipaj,ishte në format më të thjeshta shpjegimore ,me shëmbuj nga kërkimet e autorëve të huaj e vëndas,mbështetur me argumentimet e tij shkencore ndaj të cilave askush deri më sot nuk ka mundur ti bëjë oponencë .Edhe pse ishte ditë e djelë, interesimi dhe kërshëria e të pranishmëve për studimet e autorit,bisedës me të e dëshirës për të pasur një foto si kujtim,vijuan më pas edhe në banketin e pregatitur nga stafi i kësaj shoqate,ku spikaste puna e pa lodhur e sekretares së kësaj shoqata av. Sindi Manushi .Këngët e vallet masive vazhduan deri vonë në një sallë mjaft të bukur të vilës Manzoni që në brëndësi të saj ka muzeun historik të regjimentit të 7 Alpin i ndërtuar në vitin 1835 nga arkitekti Giannantonio Selva .Aty së bashku me mikun tonë Ilir Memlikaj dhe prof.Agronin e të shoqëruar nga punonjësja e këtij muzeu zj.Mimoza Kalaj e cila me shpjegimet e saj na krijoi mundësinë të vizitonim disa nga afresket më të bukura murale të punuara nga piktorët Giovani De Min .”Lufta e Spartanëve” dhe Pietro Paoleti “Përrallat e Ezopit” . Pikturat dhe afresket në muret e sallave të ndryshme ishin të lidhura me shenjat e zodiakut të cilat të krijonin përshtypjen se ndodheshim në hapësirat e një tjetër bote qiellore si nga përzgjedhja e tyre artistike por edhe nga ngjyrat e bukura të cilat i kishin rezistuar kohës për 150 vjet. Përshëndetjet dhe njohjet e reja me aktivistë të shoqatës dhe dashamirës vëndas të shumtë që muarën pjesë në takim na lartëson në nder ne si shqiptarë në emigrim.

09.05.2022.

Petrit R Aliaj.

President Nderi i Federatës Kombëtare Shqiptare Itali.

Image
Pamje nga reportazhi
Image
Pamje nga reportazhi

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat