Marrja e dorës

Kultura

Marrja e dorës

Nga: Musa Ahmetaj Më: 11 maj 2022 Në ora: 20:15
Musa Ahmetaj

Si gjithëherë në ballë
Sipas  postit i pari
E hapë seancën
Ky kryekuvendari

Pas rendit të ditës
E ka një propozim
Me ngritje të  duarve
E hedhë në votim

Një pauzë të vogël
Jasht rendit të ditës
Tani të merret dora
Madje sipas traditës

Te dy duart prore
Duhet  të bashkohen
Burrat ” e  gjinisë së vet”
Nëpër sallë të nderohen

Dy herë  te balli
E dy  herë  në mjekër
Marrja e dorës
Është traditë e vjetër

Adet as  tradicionale
Nuk ka qenë kurrë
Marrja e  dorës të bëhet
 Nga nusja pa burrë

 

11.05.2022

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat