Përurimi i tri librave nga LAPSH ”Naim Frshëri” në Zvicër në Kosovë dhe në Zvicër

Kultura

Përurimi i tri librave nga LAPSH ”Naim Frshëri” në Zvicër në Kosovë dhe në Zvicër

Abas  Fejzullahi Nga Abas Fejzullahi Më 12 maj 2022 Në ora: 13:17
Pamja e tre librave të përuruara

Përurimi i tre librave në Bibleotekën Kombëtare-Universitare në Prishtinë u bë më, 15 Bleror(Prill) 2022 dhe më datën 7 Lulëzor( Maj) 2022 në hapësirat e ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë të Zvicrës, organizuar nga LAPSH” Naim Frashëri” në Zvicër. Vështrimin dhe vlerësimin kritik të tre librave para pjesëmarrësve e paraqiti Zotëri Nuhi Gashi, ish-udhëheqës për mësimin plotësues në mërgatë, në MAShT të Republikës së Kosovës. I cili ishte në bashkëpunim të panderprer me LAPSH-in në Zvicër.

Image
Zotëri Nuhi Gashi, gjatë leximit të vlerësimit kririk përgatitur për të tre librat

Në Bibliotekën Kombëtare, përurimi filloj me vargjet e Gjergj Fishtës për Gjuhën Shqype, lexuar nga ish nxënësja e LAPSH”Naim Frashëri” e lindur dhe rritur në Gjenevë Kaltrinë Paçarizi e cila u mirëprit me duartrokitje nga pjesëmarrësit.

Pas leximit, të vlerësimit kritik nga Zotëri Nuhi Gashi, fjalën e moren tre autorët e librave Hamëz Morina, Agaim Paçarizi dhe Nexhat Maloku ku falënderuan përgjegjësin e Bibleotekës dhe të gjithë pjesëmarrësit e pranishëm në këtë përurim të parë, tue i njoftuar shkurtimisht arsyen dhe qëllimin e këtyre tri librave të cilat pasqyrojnë me të dhëna e dëshmi rrjedhat e punës 30 vjeçare të Shkollës Shqipe të mësimit plotësues në Zvicër në përgjithësi dhe sipas kantoneve në veçanti organizuar përmes LAPSH”Naim Frashëri” në Zvicër. Përurimin e përcjellen edhe mjetet e lajmeve të shkruara dhe ato pamore (Nga portali Kallxo.com i gjithë manifestimi është percjell direkt), nga TV Albanian Culture etj., në veçanti gazetari i TV Zëri i Mërgatës Mon Beqiri që ka përcjellur shumë veprimtari të LAPSH”Naim Frashëri” në Zvicër dhe veprimtari tjera të organizuara kulturore në Zvicër e kudo në kurbet ku gjinden shqiptarët. Gazetari i TV-Zotëri Mon beqiri pas përurimit zhvilloi një bashkëbisedim me tre autorët e librave dhe me Zotëri Nuhi Gashin për emisionin e lajmeve në Tv.

Kryetari i LAPSH” Naim Frashëri” në Zvicër Nexhat Maloku, në fjalën e tij përshëndetse për të pranishmit bëri një njoftim të shkurtër për rrjedhat e mësimit plotësus në Zvicër dhe ballafaqimet lidhur me përfshirjen e nxënësve në këtë mësim vullnetar .

Pas përfundimit të përurimit të tre librave autorët e librave në shenjë falënderimi për pjesëmarrësit në përurim dhuaran falas nga një libër dhe i ftuan të gjithë pjesëmarrësit për tu freskuar me ndonjë lëng a pije dhe ngrënë ndonjë fryte apo ëmbëlsirë dhe për t’u njohur e bashkëbiseduar . Përurimi i dytë i tre librave u bë më 2022-05-07 në ambasaden e R.K në Bernë të Zvicrës dhe vlerësimin kritik nga Zotëri Nuhi Gashi e lexoi mësuesja e LAPSH” Naim Frashëri” në Bernë Znj. Mirela Duka Xoxi.

Drejtori i Bibleotekës Kombëtare Z. Fazli Gajraku (ish nxënës i profesorit Agim Paçarizi) fillimisht përshëndeti të pranishmit i falenderoi për pjesëmarrje në përurimin e tre librave, që për te ishte një nder i veçant dhe me një fjalim të shkurtër por shumë domethënës e vlersues përmbylli fjalimin e tij, për tre librat dhe autorët e librave.

Vështrimin dhe vlerësimin kritik të tre librave para pjesëmarrësve e paraqiti Zotëri Nuhi Gashi, ish-udhëheqës për mësimin plotësues në mërgatë, në MAShT të Republikës së Kosovës. I cili ishte në bashkëpunim të panderprer me LAPSH-in në Zvicër.Pas leximit, të vlerësimit kritik nga Zotëri Nuhi Gashi, fjalën e moren tre autorët e librave Hamëz Morina, Agaim Paçarizi dhe Nexhat Maloku ku falënderuan përgjegjësin e Bibleotekës dhe të gjithë pjesëmarrësit e pranishëm në këtë përurim të parë, tue i njoftuar shkurtimisht arsyen dhe qëllimin e këtyre tri librave të cilat pasqyrojnë me të dhëna e dëshmi rrjedhat e punës 30 vjeçare të Shkollës Shqipe të mësimit plotësues në Zvicër në përgjithësi dhe sipas kantoneve në veçanti organizuar përmes LAPSH”Naim Frashëri” në Zvicër. Përurimin e përcjellen edhe mjetet e lajmeve të shkruara dhe ato pamore (Nga portali Kallxo.com i gjithë manifestimi është percjell direkt), nga TV Albanian Culture etj., në veçanti gazetari i TV Zëri i Mërgatës Mon Beqiri që ka përcjellur shumë veprimtari të LAPSH”Naim Frashëri” në Zvicër dhe veprimtari tjera të organizuara kulturore në Zvicër e kudo në kurbet ku gjinden shqiptarët. Gazetari i TV-Zotëri Mon beqiri pas përurimit zhvilloi një bashkëbisedim me tre autorët e librave dhe me Zotëri Nuhi Gashin për emisionin e lajmeve në Tv.Frashëri” në Zvicër Nexhat Maloku, në fjalën e tij përshëndetse për të pranishmit bëri një njoftim të shkurtër për rrjedhat e mësimit plotësus në Zvicër dhe ballafaqimet lidhur me përfshirjen e nxënësve në këtë mësim vullnetar .

Pas përfundimit të përurimit të tre librave autorët e librave në shenjë falënderimi për pjesëmarrësit në përurim dhuaran falas nga një libër dhe i ftuan të gjithë pjesëmarrësit për tu freskuar me ndonjë lëng a pije dhe ngrënë ndonjë fryte apo ëmbëlsirë dhe për t’u njohur e bashkëbiseduar .

Përurimi i dytë i tre librave u bë më 2022-05-07 në ambasaden e R.K në Bernë të Zvicrës dhe vlerësimin kritik nga Zotëri Nuhi Gashi e lexoi mësuesja e LAPSH” Naim Frashëri” në Bernë Znj. Mirela Duka Xoxi. Pas leximit të vlersimit kritik për tre librat, fjalën e morë autorët e librave Hamzë Morina, Agim Paçarizi dhe Nexhat Maloku, veteran të arsimit, mes tjerash në mënyrë prmbledhëse shkurtimisht treguan, mënyren dhe metodologjin e punës së bërë lidhur me mbledhjen e të dhënave dhe dëshmive për të paraqitur rrjedhat e punës së LAPSH” Naim Frashëri” në Zvicër në librat që u përuruan, tue vu në pah pengesat dhe vështërsit por edhe sukseset në organizimine mësimit plotësues shqip në Zvicër . Saime Jusufi, mësuese veterane e mësimit plotësues shqip në Zvicër mbi 30 vite përvoj pune ngriti një shqetsim lidhur me numrin e vogël të nxënësve që vijojnë mësimin plotësues në Zvicër dhe bëri një krahasim me vitet e 1990 kur Kosova ishte nënë pushtim dhe kishte ma pakë kurbetçar por më shumë nxënës për disa here se sa tani edhe pse mungonin tekstet dhe shumë kushte tjra...!

Image
Mirela Duka Xoxi gjatë leximit të vlerësimit kririk të Zotëri Nuhi Gashit për tri librat para të pranishmëve

Tani kemi për të tri nivelet mbi 18 tekste dhe 6 tekste doracak për mësimdhënës , që për këtë një falëenderim i veçantë dhe meritor i takon Dr. Basil Schader Profesor në SHL Pedagogjike në Cyrih për ndihmesën e gjithanshme që ka dhënë për LAPSH” Naim Frashëri “ në Zvicër. Znj. Saime Jusufi lidhur me shqetsimet e paraqitura me të dhëna e dëshmi e përmbylli me këto fjalëshqetsimin e ngritur: “Tani kemi kushte dhe tekste , por nxënës s’kemi..!” Të njejtin shqetsim e paraqiti edhe mësuesja Nexhmie Mehmeti dhe të tjerët.Pyetja e parashtruar nga ish sekretari i LAPSH” Naim Frashëri” në Zvicër tani më në pension A.F, nxiti një bashkëbisedim jo vetem në përgjegjet nga udhëheqësit e përurimit të tre librave por edhe nga pjesëmarrësit edhe pas përfundimit të përurimit.Pyetja në vijim:

“ Me që tani tekstet dhe kushtet janë më të mira, por numri i nxënësve është shumë i pakët që vijojnë mësimin plotësues, a ka bërë LAPSH”Naim Frashëri” në Zvicër ndonjë hulumtim, apo ka ngritur ndonjë komision për këtë qëllim për t’i pa shkaqet dhe arsyet pse është kjo gjendje shqetsuese...?

Kryetari i LAPSH”Naim Frashëri” për Zvicër Z. Nexhat Maloku edhe mësimdhënës dha shpjegim lidhur me pyetjen e parashtruar si në vijim:

Ekzistoj shumë faktorë që kanë ndikuar që të jet kjo gjendje vërtet shumë shqetësuese, njëri nga shumë faktorët ndikues është edhe se ky mësim është vullnetar jo i detyrueshëm. Faktorët tjerë janë: Munngesa e vetdijes tek prindërit për rëndësin e këtij mësimi edhe përkundër përpjekjeve të vazhdueshme që në vazhdimsi u janë dhënë sqarime të hollsishme për rëndësin e MP, faktor tjetër është edhe mungesa e autoritetit organizativ shtetror nga vendi i origjines i prindërve të nxënësve (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni) dhe mos marrja e përgjegjësive për organizimin e MP, siç e bëjnë shtetet tjera, por ka edhe e shumë faktor të tjerë e njëri ndër ta është se shteti Zvicëran që ka organizimin në baza kantonale dhe mësimin plotësues se ka përfshi në orarin e rregulltë të mësimeve në shkollat e rregullta Zvicërane dhe faktor tjerë.

Lidhur me kët pyetje Agim Paçarizi ndër tjera theksoj: “Ju që keni marr pjesë në seminarin e mbajtur në Ulqin më 2013, ju kujtohet se unë kam paraqitur një vështrim lidhur me numrin e vogël të nxënësëve në Mësimin Plotsues me të dhëna me numrin e nxënësëve në shkollat e vendit dhe tek LAPSH-ja, si dhe shqetsimet për rënjen e numrit të nxënësëve që sipas Z. Paçarizi problemi nuk është pse prindërit nuk kanë të paguajnë apo arsye tjera, por tek mendsia dhe vetdija e tyrepor, por është edhe tek mos interesimi i shteteve tona (Kosovës dhe Shqipërisë) për këta fëmijë që po rritën larg atdheut tue kaluar kohën më të madhe me një rreth ku flitet gjuha e huaj. E çka është më e keqja, tani kohën e fundit dëgjohen edhe pengesa në punën e LAPSH-së edhe pse dihët botërisht se që nga viti 1995 LAPSH-i është i vetmi subjekt që njihet nga Institucionet vendase.

Image
Nga e djathta në të majtë Agim Paçarizi, Nexhmije Mehmeti, Dr. Basil Schader, Saime Jusufi, Nexhat Maloku dhe Hamzë Morina

Andaj, është koha e fundit që Kosova, Shqipëria, por edhe Maqedonija Veriore të bashkëpunojnë mes vedi dhe të ndihmojnë LAPSH-in në punën e shenjët që po vazhdon mbi tre dekada të mbajë gjall gjuhën dhe kulturën shqiptare te të gjithë të interesuarit që vijojnë Mësimin Plotësues të Gjuhes Shqipe. Pra me këtë problem tani duhet të merren institucionet tona nga atdheu. Kjo është zgjidhja e vetme dhe shumë e envojshme tani për tani.Prof.dr.Basil Schader, ish-docent për didaktikë në Shollën e Lartë Pedagogjike të Cyrihut, gjermanist, albanolog e përkthyes, bashkëpunëtor në qendrën IPE pranë SHLPC dhe anëtar nderi i LAPSH ”Naim Frashëri” të Zvicrës, filimisht falënderoi autorët e librave tue vlerësuar si libra me një rëndësi të veçantë jo vetem për LAPSH-in por edhe për lexuesit. Foli edhe për tekstet e reja shkollore për nxënës dhe doracakët për mësimdhënës për mësimin plotësues shqip.

Lidhur me mësimin plotësues shqip mes tjerash tha se duhet në vazhdimsi të kërkohet që ky mësim të bashkohetv(integrohet) në orarin e mësimit të rregullt në shkollat e rregullta në Zvicër. Por që Zvicëra ka edhe organizimin kantonal dhe shumë bashkësi(komunitete tjera), kështu qëe deri më tani se ka përfshi mësimin plotësues në mësimin e rregullt nëpër shkolla.

Pasi drejtuesi i programit mësimdhënësi në kantonin e Bernit Amrush Avdimetaj njoftoi të pranishmit se përurimi u krye dhe ftoi të gjithë në sallën tjetër të freskohen me pije freskuese dhe aty të vazhdohet bashkëbisedimi.

Gjatë kohës kur pjesëmarrësit freskoheshin me pije freskuese u zhvillua një bashkëbisedim për shqetsimet e ngritura që morën pjesë në bashkëbisedim , pothuajse të gjithë të pranishmit dhe secili nga këndvështrimi i tij jepte mendime e sqarime se si duhet bërë e si duhet vepruar për të përmirsuar gjendjen shqetsuese...

Në vijim vlerësimi kritik i plotë për të tre librat nga Z. Nuhi Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat