Bankieri

Kultura

Bankieri

Nga: Fatmir Lohaj Më: 12 maj 2022 Në ora: 18:41
Fatmir Lohaj

Në hotelin ku po pushoja familjarisht, ishte edhe një bankjer me familjen e tij. Nuk e di pse nuk më pëlqente. Bënte një jetë shumë strikte. Në orën fiks dilte në verandë. Në orë strikt futesh në detë. Në dhjete fiks pinte kafenë. Strikt që jeta e tij.

Më futi kureshtjen për ta mjohur. Një ditë në verandë, në kohen strikte të pushimit , me librin e fundit në dorë, u ula për ta njohur nga pranë. Më pranoi më shumë dashamirësi. U hutova pak. Mua më ishte mbushur mendja se ishte kapadai, ai më trajtonte si një të njohur të vjetër.E thirri kamarierin me shpejtësi. Ai mori porosinë si veriu , dhe iku e na la vetëm.

Kam deshirë t’u dhuroj këtë libër. Meqë jeni me pushime mund të kaloni kohen .Eshtë me tregime humoristike. Nëse lexoni ndonjërin, do të deshiroja ta komentonim, se do të më ndihmonit , të shkruaj më mirë!- i drejtohem me zë të ulët, në vibracion.

Mori librin në duar. E pa nga të katër anët.

E kam lexuar këtë libër, - më thotë me shumë mirësi.

Si te ka rënë në dorë?- e pyes instiktivisht.

Kemi një mik të përbashkët. Pasi i lexon ai, librat tuaj i lexoj edhe unë.Librin do të ma neshkruash? - dhe drejton trupin në karrike.- Jam në gadishmeri të dikutojmë për librat tuaj.

-Do ta nënshkruaj në fund të bisedes, sipas përshtypjeve që do të më lesh si lexues !

E hapi librin te pasqyra e lendes. Me shumë profsionalizëm, me shije estetetike, I analizoi tregimet me sira. Dy i quajti kryevër. Pesë i cilësoi të shkruara me nxitim, të tjerat I cilësoi lithi- lithi daj Sadithi.

Nëse shkruani si ato dy tregimet një libër tjetër, jemi gati t’u sposoriziojmë si bankë. Harrova. Ju jeni autor që nuk pranoni sponsorizime nga bankat,- më tha duke u mbushur me frymë.

Nga e qite këtë fjalinë e fundit?- e pyes pa mbaruar fjalën.- Ke njohur ndonjë shkrimtar shqiptar ,që nuk pranon sponsorizime nga bankat? I dyti jam unë.

Miku ynë i përbashkët me ka thënë se i keni zët bankierët,- i bërë me kokë që të shprehej.

U mpina nga rrefimi I tij.Doli se miku i përbashkët ishte komshija im.Paratë për të blerë librat e mi ia jepte bankieri.I ka thënë disa herë se banka është gati të më sponsorizojë një libër. Më ka kërkuar të më takojë. Komshija jo vetëm se nuk më ka njoftuar, por e ka ngatërruar lëmshin, medemek se unë nuk I dua bankerët. I kam nënshkruar librat për komshinë tim, si lexues pasionant.Nga rrefimi I bankierit dilte ,se paret i ka paguar dikush tjetër ,dhe unë kam shkruar fjalë të ëmbla për ngatrrestarin!?

Kjo është e verteta,- e mbylli bankieri.- Pse u shpërqendrove? Çfarë ke me ne bankierët?

Që mos e zgjas, dhe të më besosh, këtë libër po përdor si karrem, që banka juaj të më sponsorizoje librin që kam gati.Kjo është e verteta, per shqetësimet e mija për botimin e librave.

Me shihte me vemendje, me habi. Nuk e dinte se kujt t’i besonte.U mundova të mos e shprehja nervozizëm ndaj komshiut ngatrrestar .

Pse nuk flet?- me pyet pas një heshtje frenetike

Me ke tronditur me ato çfarë më tregove. Do me duhet kohë te dal nga merzitija.Po të kërkoj një ndihmë. A mund të më rrefesh diçka humoristike, nga puna e jote si bankier?- e pyes me sinqeritet.

Po,- dhe drejtoi trupin.

Para disa viteve u shkon në bankë një burrë, dhe u kërkon kredi dymijë euro për rreth dy javë. Ndonëse banka nuk i ka kërkuar koletaral, meqë shuma e vogël, dhe koha e shkurt ,ai ka këmbëngulur që derisa të kthejë paratë, autoveturarën luksoze e linte peng pranë bankës.

Sa po mbaroi punë klienti u zhduk si era.Banka në kerkimet e veta ,për të evidentuar kredimarrësin, konstaton se klienti ishte shumë i pasur, dhe makina kushtonte mbi treqindmijë euro. Nuk janë habitur, kur pas dy javesh u ka hyrë në bankë ,për të larë kredinë. Pse u muar vesh kush ishte, shuma e vogël, koha e shkurtër, dikush ka dhënë mendimin që mos t’I merrnin kamatë, se më me leverdi dilte ta bënin klient të bankes.. Ka kërkuar me këmbëngulje të paguajë përqindjet e interesit , sipas kushteve që i kanë vënë në fillim të marrëveshjes. Hesapi doli te rreth njëqind ero.I ka paguar ne vend.

Bankieri e ka ftuar për një kafe, për ta njohur më nga afër. Në tavolinë, i ka kërkuar shpjegime per veprimet e tija, në një kohë që llogaritë ne bankat e tjera i kishte me gjendje paraje. Ai, në fillim, i ka bërë komplimente bankës që drejton. Sipas tij, është bankë që merr përqindje interesi të vogla. Me sinqeritet bankieri i ka treguar se përqindjet e ineteresit i kanë aty - aty me bankat homologe.

Me ra në sy se perqindja e interesit është pranë të tjerave. Mua më ra shumë më lirë, - është treguar i sinqertë bisnesmeni.

Pse?- e ka pyetur me kersheri bankieri.

Asnje parkim , nuk pranoi te ma ruante autoveturen për dy javë , aq lirë sa më moret ju,- i ka thënë duke qeshur me zgjuarsinë e vet.

Ndonëse e pashe mirë se na kishte vëne në lojë, si po qeshni ju,edhe unë kam qeshur me zgjuarsine e tij,- e mbylli rrefimin bankieri.

Fantastike,- dhe qeshja duke m’u dridhur i tërë trupi.-Bankier! Ke humor brilant, por edhe ai kopili e ka çfytezuar diçka nga puna e juaj.

Jo unë, por bisnesmni është burrë i zgjuar, dhe me humor,- justifikohej bankieri.- Ka çfrytezuar fiksimin tonë për ruajtjen e parasë. Të na kishte kërkuar t’i ruanim autevturen për dy javë, do ta merrnim për fyerje të madhe. Nga kjo zgjuarsi m’u rriti repekti për bisnesmenin.

Duhet të jeni I bindur, se pse e treguat bukur ma larguat merzinë, dhe me sollët këtë gazhare. Edhe letërsija këtë ka. Po u shkrua bukur,pa nxitim, sipas verejtjeve tuaja në fillim, humori del i bukur,- i them me sinqeritet.

E mora librin dhe e nënshkrova më këto ndjenja te çasti:” Me shumë respekt bankierit me humor brilant, z. _______.

Në dhjetë ditë pushime nuk u ndamë , se leshuam nga fiksimet individuale, për hatër të humorit.

Fatmir Lohja

Tiranë më , 12. 05. 2022

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat