Rrugët e jetës

Kultura

Rrugët e jetës

Nga: Ganimete Jakupi Më: 12 maj 2022 Në ora: 19:35
Ganimete Jakupi

Rrugët e jetës të japin shumë mësim,
Dështime, vuajtje dhe suksese pambarim,
Me çfarëdo që përballesh në jetë,
Çdoherë mendo se një zgjidhje do të ketë.

Asnjëherë jeta nuk të servon diçka të sigurt,
Instikti shumëherë të vërtetën (nuk) na thotë,
Shpresat na mbajnë të preokupuar,
Disa porta na mbyllen e disa hapen për të ëndërruar...

Rrugët e jetës duken sa të drejta, sa të thyera,
Aq misterioze e të pakapërcyera,
Rrugë të shtruara si trëndafilat plot gjemba,
Ku sapo të shkelësh do të dhemb thembra...

Çdoherë kërkojmë rrugë me opsionin e saktë,
Të arrijmë aty ku duam në cak,
Por harrojmë se pa ecur e pa punuar,
Asgjë e gatshme nuk ka për t'na u servuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat