Shoqata "Trojet e Arbrit" organizon sesion shkencor madhështor për Dr.Zef Oroshin

Kultura

Shoqata "Trojet e Arbrit" organizon sesion shkencor madhështor për Dr.Zef Oroshin

Më: 12 maj 2022 Në ora: 23:21
Busti i Dr.Zef Oroshin

Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë " Trojet e Arbrit " njofton opinionin e gjerë shqiptarë që të marrin pjesë në sesionin e VI-të, të veçantë shkencor për nder të dr.Zef Oroshin.

Ky miting do të mbahet në Hotel " Liss" në Lezhë më, 13.06.2022 në ora:10:30 me temën: " Veprimtaria shkencore, fetare dhe luftarake e monsinior dr.Zef Oroshit ".

“Për herë të parë studiuesit dhe studiueset me fakte shkencore do ta ndriçojnë veprimtarinë shkencore,atdhetare, fetare dhe luftarake të Monsinior dr.Zef Oroshit. Të gjithë ata që deshirojnë të paraqitën me një temë ju njoftojmë se afati i fundit është 1 qershor 2022. Një rëndesi të veçantë do t´iu jipet edhe përndjekjeve, vrasjeve dhe burgimeve që janë kryer nga komunistët në vëllezërit dhe familjën e ngushtë të monsinior dr.Zef Oroshit.Po ashtu do të flitet edhe për librat të cilat janë botuar nga studiuesi Tomë Mrijaj njohësi më i mirë i jetës dhe veprës së Monsinior dr.Zef Oroshit”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat