Kosovë...

Kultura

Kosovë...

Nga: Zymer Mehani Më: 13 maj 2022 Në ora: 13:01
Zymer Mehani

Tash e një mijë vjet
Me shpirtin ndër dhëmbë
T'goditën e t'rrahën
Stuhi e fërfëllëzë

Ngrica pate n' gjak
N'zemër plagët ke
Dhe në shpirt acar
I Shqipes- atdhe

Ti ece me kohërat
Kundër pate erërat
Rrëbeshet, furtunat
T'i shuan Pranverat

Tash e një mijë vjet
Shqipe në Bajrak...
Lulëkuqet eTua
Ende pikojnë gjak

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat