Kur më shihni t'çakërdisur
Pse më thoni:Të lanë men'të?!
A s'e patë Dushan Mugoshën
Mes Tiranës, në Parlament?
A s'e patë vetë Miladinin
Me yll t'kuq komunist?
Tek e tha bukur bekimin
„Ju paça nipër socialistë!“
A s'e patë se n' Srebrenicë
Gjë prej gjëje s' paska ndodh!
S'paska pasë kurrë Vukovar
As Reçak jo në Kosovë!
A s'e patë se as bajlozi
Si n'legjenda s'del prej detit?!
Ndërroi udhë e prej Moskovit
Na u ulë mes Parlamentit!!!
Nuk e patë kur mutsihanja
Na u rrit bash sikur bjeshka,
Që nuk hahet as nuk lahet
Me zgërdhirje e gënjeshtra!
Tek më shihni batërdisur
Unë nuk ngjaj i kësaj ane,
Kur në ballë shqiptarëkrisur
Dalin, bëjnë veç mutsihane!