M u t s i h a n i a

Kultura

M u t s i h a n i a

Nga: Faruk Tasholli Më: 13 maj 2022 Në ora: 14:24
Deputetët e PS-së duke i dalur krah Serbisë, refuzuan gjenocidin

Kur më shihni t'çakërdisur

Pse më thoni:Të lanë men'të?!

A s'e patë Dushan Mugoshën

Mes Tiranës, në Parlament?

A s'e patë vetë Miladinin

Me yll t'kuq komunist?

Tek e tha bukur bekimin

„Ju paça nipër socialistë!“

A s'e patë se n' Srebrenicë

Gjë prej gjëje s' paska ndodh!

S'paska pasë kurrë Vukovar

As Reçak jo në Kosovë!

A s'e patë se as bajlozi

Si n'legjenda s'del prej detit?!

Ndërroi udhë e prej Moskovit

Na u ulë mes Parlamentit!!!

Nuk e patë kur mutsihanja

Na u rrit bash sikur bjeshka,

Që nuk hahet as nuk lahet

Me zgërdhirje e gënjeshtra!

Tek më shihni batërdisur

Unë nuk ngjaj i kësaj ane,

Kur në ballë shqiptarëkrisur

Dalin, bëjnë veç mutsihane!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat