Ajo mori H....

Kultura

Ajo mori H....

Nga: Ilir Muharremi Më: 14 maj 2022 Në ora: 08:41
Kopertina e librit "Ti"

"Ia vendosën oksigjeno-terapinë. Maria as që jepte ndonjë shenjë, ishte pothujase e vdekur, ngjyra e saj e lëkurës ishte zbardhur edhe më shumë.

Në momentin kur e lëviznin, koka e saj dukej sikur e ndarë nga trupi. Ishte komplet e vdekur. Mjekët u munduan me oksigjeno-terapi, por çdo gjë ishte e kotë.

Ai burri vazhdoi të fliste. “Nuk ka përgjigje. Merreni rrugën e frymëmarrjes. Po e lidh me monitorin, po pëpriqemi ta bëjmë më të mirën që mundemi”. “Nuk mundem pa të!”, - bërita para krejtve. Një zë femre m’u drejtua: “Dua të qetësohesh dhe të më tregosh se çfarë ka ndodhur”. Unë qaja. “Nuk e di çfarë ndodhi.”, - ia ktheva. “Qetësohu dhe më trego se çfarë ndodhi.”, - vazhdoi ajo. E kapja kokën me dy duar, doja ta godisja veten. Qaja. “Ishim në shtëpi fjetëm, më pas ajo u zgjua dhe ishte e gjitha blu.”, - i thashë. “Sa kohë kishte pa ndjenja?”, - më pyeti. “Nuk e di”, - i thashë. “Çfarë ka marrë?”, - më pyeti. “Nuk e di”, - i thashë. Ajo filloi të përsëriste pyetjet e njëjta. “Çfarë ka marrë?” “Nuk e di zonjë, nuk e di”. “Dëgjo, më ndihmo, që të të ndihmoj. Më duhet të di se çfarë ka marrë.”, - insisonte ajo. Unë qaja dhe mezi flisja. “Të lutem, mund të më thuash nëse po merr frymë apo jo?”, - e pyeta. “Po përpiqemi ta bëjmë më të mirën, por ju na tregoni se çfarë mori.”, - pyeste ajo. “Ajo mori heroinë.”, - iu përgjigja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat