Në Shqipëri nuk shikohën programet televizive të Kosovës...(!)

Kultura

Në Shqipëri nuk shikohën programet televizive të Kosovës...(!)

Nga: Skënder Karaçica Më: 14 maj 2022 Në ora: 16:16
Skënder Karaçica

Në Shqipërinë e kryeministrit Edi Rama,ndodh edhe kjo...Ndonëse u bë Udha e Kombit dhe më shpejt mund të shkojmë në Shqipërinë tonë,tashti na ka dalur problemi,që,në përmasën e shpirtit kombëtar të shqiptarëve nuk mund të pritet mirë.

Kur e kam dëgjuar se emisionet televizive nga Prishtina dhe Kosova,nuk shikohën në Shqipëri,kam mbetur pa frymë...!Si është e mundur opinioni i gjerë shqiptarë nuk kanë qasje të shikojnë programet televizive nga Kosova...?!Çfarë të themi në kohën kur popujt dhe kulturat evropiane dhe botërore po integrohën,ndërsa ne shqiptarët ende po marrim frymë në margjinat e kohës dhe të politikës pa shije dhe pa drejtpeshim kombëtar(sic!).

Në këtë kohë të thuhet se shqiptarët dhe brezi i ri në Shqipëri,nuk i shikojnë programët e televizioneve nga Kosova,kjo shkon përtej paradoksit dhe,merrë me vete do të thosha shenjën e zhbërjes së shpirtit kombëtar Kosovë-Shqipëri(sic!).

Pse nuk shikohën në Shqipëri programet të televizioneve nga Kosova...?!

Çikago,12 maj të motit 2022

...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat