​Chopin Piano FEST “Prishtina”, prezantim i vlerave kulmore artistike

Kultura

​Chopin Piano FEST “Prishtina”, prezantim i vlerave kulmore artistike

Më: 14 maj 2022 Në ora: 16:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Chopin Piano FEST “Prishtina” është themeluar me rastin e përvjetorit të 200-të të një prej kompozitorëve më të mëdhenj të Pianos, Frederic Chopin.

Suksesi i madh i edicionit të parë të festivalit me nivel të lartë artistik të koncerteve, tërhoqi interesin dhe mbështetja e publikut i motivoi organizatorët ta kthejnë atë në një festival të përvitshëm, e këto ditë në Prishtinë, po mbahet edicioni i 12-të.

Nën përkujdesjen e drejtoreshës artistike të festivalit, Lejla Pula, programi synon të jetë përherë i larmishëm, me prezantimin e vlerave kulmore artistike në Prishtinë.

Pula: Synimi ynë kryesor është prezantimi i vlerave kulmore artistike

E falënderoj Ambasadën Italiane në Kosovë, e cila disa vite po bënë një bashkëpunim të mrekullueshëm dhe po bën çmos që të sigurojë një ardhje të tillë një kuante, që kanë koncerte në të gjithë botën të cilët do të bëhen ambasadoret e Kosovës në Itali në të ardhmen, prandaj ne jemi shumë të lumtur së bashku më të gjithë organizatoret dhe do të vazhdojmë në të ardhmen të kemi bashkëpunim....synimi ynë kryesor është prezantimi i vlerave kulmore artistike në Prishtinë”, është shprehur Pula.

Vito Imperato, violinistë që do të përformojë sot në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare, shpreson se festivali të mbërri edhe më shumë. Ai është shprehur për Prishtinën se është një qytet shumë dinamik.

Imperato: Shpresoj që festivali të rritet edhe më tutje

Faleminderit organizatës së festivalit për ftesën, mendoj që festivali është shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe të rinjtë, shpresoj që sonte do të këtë publik të interesuar dhe shpresoj që publikut do t’i pëlqej perfomanca ynë...Prishtina është një qytet shumë i bukur dhe shumë dinamik, salla në të cilën kemi bërë provat e koncertit janë shumë të mira, po shpresoj që nuk do të jetë hera e fundit që do jemi këtu....shpresoj që festivali të rritet edhe më tutje, ashtu siç ka mbërri deri tash në këtë nivel”, ka thënë ai.

Suksesi i këtij festivali dhe vlerësimi që iu bë nga publiku i Kosovës, shtynë organizatoren, Besa Luzha të mos ndalet me organizimin e festivalit.

Luzha: Hapja ishte spektakulare, patëm reagime shumë të mira

Sot jemi në koncertin e tretë me radhë të edicionit 12 të festivalit Chopin Piano FEST “Prishtina”, jemi shumë të lumtur që ansambli nga Italia me pesë muzicient tepër të njohur për skenën muzikore botërore...dhe kanë dhënë para publikut të Prishtinës një koncert shumë të bukur. Ne i kemi pasur dy koncerte të kaluara që kemi filluar nga data 9 maj, hapja ishte spektakulare dhe patëm reagime shumë të mira si nga institucionet tona që morën pjesë, Ministri i Kulturës, Komuna e Prishtinës dhe shumë të tjerë edhe publiku i numër”, ka thënë Luzha.

Epifanio Comis, i cili gjithashtu do të përformojë sonte në piano është shprehur se mirëpritja ka qenë e madhe si nga publiku, ashtu edhe nga institucionet.

Epifanio: Do të jetë veçanti që po luajmë këtu, por kemi mbështetjen edhe të ambasadës

Mendoj se do të jetë vërtet një natë shumë e veçantë. Ne jemi këtu, unë dhe kolegët e mi. Jemi të ftuar nga Lejla dhe Besa dhe nga Ambasada Italiane, dhe do të jetë veçanti që po luajmë këtu, por kemi mbështetjen edhe të ambasadës dhe është shumë mirë për ne... E dini, fillimisht më duhet të them se ky është një organizim shumë i mirë, dhe ne erdhëm këtu por nuk e prisnim një mikpritje kaq të madhe nga organizata, nga drejtori i tyre artistik, është me të vërtet shumë mbresëlënëse për mua”, tha Comis.

Organizatorët mbeten me shpresë se mungesa e një salle adekuate do të zgjidhet shumë shpejt dhe do të kapërcehet me projektin madhështorë të ndërtimit të një sallë të re koncertesh.

ChopinPianoFEST “Prishtina”, është festival që i përkushtohet mjeshtërisë së interpretimit pianistik dhe repertorit më të shquar pianistik botëror dhe shqiptar. Duke mirëpritur pianist të skenave botërore, ofron mundësi bashkëpunimi dhe rrjetëzimi për artistët kosovarë por edhe shërben si një platformë bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat