Shtrenjtë na kushtoi kjo histori, barra më e rëndë bie mbi tonën shoqëri...

Kultura

Shtrenjtë na kushtoi kjo histori, barra më e rëndë bie mbi tonën shoqëri...

Nga: Xhelal Hoxha Më: 15 maj 2022 Në ora: 09:15
Xhelal Hoxha

Në histori, ndër vite e shekuj njerëzimi besuan: 

në Tevrat, Zebur, Bibël e së fundmi edhe n'Kuran...

"Pak pati e ka engjuj-(melaqe) 

Shumë, më shumë pati, dhe ka djaj-(shejtan)"...

Shtrenjtë na kushtuan këto shpërfytyrime

Na kushtoi stërkeqje e me tjetërsime.

Herë n'xhami, herë n'teqe e herë n'kisha; 

Ata gjenin dëfrim, e populli shikonte sehir...

Atë, gjysh e stërrgjysh besonin në mënyrë ndryshe... 

Bijtë e nipat ato i vendosën në mëdyshje:

Për të mbuluar turpin, më pastaj, u bënë; Hoxhë e Haxhi 

E prapa skene; mafioz, hafi, drogagji e dilingji!

Me para të pista blenë tituj, 

mbi  tituj e stërtituj  se ishin të pasur

E të bëmat ju dilnin në shesh 

si mbi ujë del kungulli i kalbur 

"Populli do të thoshte:

Ju doli qumështi mbi përshesh"...

Në Shtëpinë e zotit ulen në rendinë e parë...

Për të zbardhur fytyrën e zezë dhe mëkatet për t’i larë!

Kam frigë se vjen koha paralizohen duartë e këmbët

Kur të mëdhenjët hanë molla, të vegjëlve iu mpihen dhëmbët?!

Dhe që kahje të rrezikëshme do marrin këto histori

Barra më e rëndë bie mbi tonën shoqëri...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat