Vështirësitë gjatë komunikimit ndërkulturor

Kultura

Vështirësitë gjatë komunikimit ndërkulturor

Dr. Sc. Xhevahire Krasniqi Podvorica Nga Dr. Sc. Xhevahire Krasniqi Podvorica Më 15 maj 2022 Në ora: 14:13
Libri

Vështirësit të cilat paraqiten gjatë komunikimit në mes njerëzve të kulturave të mdryshme, zakonisht janë si pasoj e mungesës së njohurive dhe informacioneve për kulturën e tjetrit.

Mosmarrëveshjet dhe konfliktet, mbase më mirë t'i quajmë ballafaqimet kulturore në mes njerëzve, ekzistojnë prej kur këta kanë filluar të kontaktojnë me njëri tjetrin, për arsye të cilat janë faktike the të cilat si të këtilla kanë qenë dhe kanë mbetur si pjesë e përditshmërisë njerëzore.

Shikuar nga këndvështrimi kulturor, këto ballafaqime e konflikte shpërthejnë atëherë kur bëhet krahasimi i vlerave, prishmëritë që dalin prej tyre, veprimet dhe interferimet në mes dy kulturave të mdryshme.

Këto mosmarrëveshje, po që se nuk menaxhohen mirë dhe po që se nuk iu gjendet një zgjidhje e pranueshme për të dy palët, mund të shëndrrohen në konflikte pëmasash tjera, duke e tërhequr vëmendjen prej problemeve e çeshtjeve tjera të një rëndësie më të madhe por edhe duke vepruar më vonë në mënyrë zingjirore.

Kështu, ato mund të iniciojnë çështje të cilat kanë qenë të zgjidhura ose pjsërisht të zgjidhura por që, për një arsye apo një tjetër kanë qëndruar në heshtje, duke prit momentin e favorshëm për të dalë në sipërfaqe dhe për tē nxitur pakënaqësitë e shpërthim të emocioneve të dy palët.

Përgjithësisht, secila kulturë i ka mënyrat e veta të zgjidhjes së konflikteve. Kështu ato mund të relativizohen dhe në fund të zgjidhen, po që se menaxhohen mirë, në kohë dhe në mënyrë të përshtatshme.

‐---------------------------

142 Artan Fuga , vep e cit., f 31 - 33.

Marr nga libri "Multikulturalizmi dhe Ndërkulturalizmi në Ballkan"

Xhevahire Krasniqi Podvorica

15.05.2022

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat