​“Eskadronët e vdekjes” i Bardhyl Mahmutit do të promovohet në Prishtinë e Shkup

Kultura

​“Eskadronët e vdekjes” i Bardhyl Mahmutit do të promovohet në Prishtinë e Shkup

Më: 15 maj 2022 Në ora: 17:52
Kopertina e librit

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” më 16 maj do të promovojë romanin “Eskadronët e vdekjes - kronikë e një kasaphane” i autorit Bardhyl Mahmuti, i cili bazohet në ngjarje të vërteta lidhur me gjenocidin në Kosovë.

Romani është i bazuar në ngjarje të vërteta dhe është botuar me rastin e shënimit të Ditës së Gjenocidit në Kosovë, më 15 janar 2021.

Për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia, promovimi i kësaj vepre po bëhet tash në vende të ndryshme. Promovimi i këtij libri më herët është bërë në Zvicër, në mars të këtij viti.

Promovimi bëhet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00.

Një prezantim i tillë, në prani të autorit, do të mbahet edhe në Shkup, më datë 18 maj 2022, në orën 11:00, në mjediset e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, salla “W. Wilson”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat