Falënderim

Kultura

Falënderim

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 19 maj 2022 Në ora: 09:48
Libri "Opinione"

Me rastin e botimit të librit tim vëllimi i parë qe doli nga shtypi para 5 dite me titull: “OPINIONE”( Regjistrime, analiza interpretime), përzemërsisht dua t’i falënderoj: Redaktoren, Ariana Bytyqi, Redaktor gjuhësor, Zymer Mehani, me recenzent, Agim Desku, Shtepinë Botuese, “MESHARI”, Prishtinë 2022 shtypur nga Shtupshkronja “ SHKROl”, Prishtinë.

Falënderime të posaçme shkojnë të gazeta kombëtare “ Bota sot” me Kryeredaktorin Idriz Morina dhe Stafin Redaktues, për bashkëpunim të sinqertë dhe të pa lodhshëm.

Një falënderim shkon tek gazetarja e mirënjohur dhe e respektuar, zonja, Mimoza Lakna Rogova e cila, më angazhimin, kujdesin dhe ruajtjen e kodeksit të gazetarisë, bashkëpunimin dhe mirëkuptimin të pa ndërprerë, ishte edhe një lehtësim për mua si autor.

Posaçërisht i falënderoj dy miqtë e mi të sinqertë, të kujdesshëm por, para se gjithash, ideator edhe shtytës që këto shkrime të përmblidhen dhe të botohen dhe të gjejë vend në duar të lexuesve të respektuar, janë, zotërinjtë, Agim Desku, poeti ynë i shquar më përmasa kombëtare e ndërkombëtare dhe, miku im i shquar e i respektuar, Profesor Doktor Eshref Ymeri, nga Shqipëria, një intelektual, nacionalist dhë Profesor Universitar i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe pranë Universitetit të Tiranës.

Mirënjohje dhe respekt miqve të mi bashkatdhetarëve këtu në SHBA dhe më gjerë për përkrahjen publike dhe përmes mjeteve sociale të cilët me inkurajuan për të shkruar, reaguar, analizuar, në një mënyrë, për të vazhduar më perceptimet e mia përmes opinioneve që sadopak nga ky vend i shenjt, mik dhe shpëtimtaret kombit në përgjithësi dhe Dardanisë nw veçanti, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dhe, nga modestia po i lërë të fundit, familjen time, fëmijët të cilwt gjithmonë kërkonin që ato qw po i hedh në letër, t’i përmbledh në libër për gjeneratat e reja.

Edhe njëherit, përzemërsisht i falënderojë dhe iu dëshiroj çdo të mira të gjithë të apostrofuarave në ketë falënderim.

Do të punojë edhe për vëllimin dytë me dëshirë që ta kenë të gjithë lexuesit e nderuar.

Autori,

Hafiz Shala

New York

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat