Skënderbeu në mesin e udhëheqësve ushtarak më të mëdhenjë në botë

Kultura

Skënderbeu në mesin e udhëheqësve ushtarak më të mëdhenjë në botë

Nga: Gjon Keka Më: 19 maj 2022 Në ora: 23:28
Gjergj Kastrioti

Në librin mbi "Udhëheqësit ushtarak më të mëdhenjë në botë.... të autrorëve M.W. , F.M, (2000)", Gjergj Kastrioti ynë rendit në mesin e tyre si strateg dhe udhëheqës i madh e vizionar. Ai përshkruhet aty si vijon:

“Gjatë gjithë jetës së tij, Skënderbeu u përpoq ta mbante tokën e tij të lirë nga turqit pushtues, pavarësisht nga përpjekjet intensive të ushtrive të sulltanit dhe intrigave e tradhëtive të aleatëve të tij të ndryshëm...

Edhe pse dëmi që shkaktuan turqit gjatë tërheqjes së tyre ishte i madhë,fitoret nuk e bënë Skënderbeun në mënyrë të panatyrshme një hero...

Me të drejtë ai mbetet heroi qendror i Shqipërisë, sepse lehtësia relative me të cilën turqit morën vendin pas vdekjes së tij, dëshmon për rëndësinë e arritjeve të tij personale.”

Sa herë dërgonte sulltani ushtrinë e tij në trojet e Arbërisë ,Gjergj Kastrioti i mundte ata.

Nuk është vetëm ky libër që e rendit kryezotin e Arbërisë në mesin e të mëdhenjëve ,ai gjithnjë do të renditet krah Aleksandrit të Madh, Cezarit,Hanibalit,Konstantinit të Madh etj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat