Një libër me tingëllima

Kultura

Një libër me tingëllima

Nga: Lea Mala Më: 20 maj 2022 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Vitet ikin e hapësira kohore shkruhet me synime të reja, me etje të reja dhe me ëndrra, me fluturime të reja. Poeti, që ikte prekje poetike që në moshë të re, e gjet shprehjen e vet të shkrimit të tingëllimës, duke lexuar klasikë në radhë të parë të traditës së gjuhës së vet, siç është Mjeda dhe Gjerqeku dhe krijoji librin e parë me tingëllima. Tashmë gjatë ecjes në letërsi shkroi kryesisht tingëllima, ndonjëherë të suksesshme dhe ndonjë herë duke e parë veten në ushtrim të shkrimit letrar për të arritur deri te libri me tingëllima “Vaji i zgalemit” të botuar së voni nga shtëpia botuese “Fad” e Prishtinës. Natyrisht, me ambicie të prek majat e etjes së vet në krijimet e tingëllimës. Kërkesat e shkrimit letrar janë të mëdha, sidomos nëse ke synime t'i radhitësh në rrjedha arritjesh në të cilat mjeshtrit e shquar të tingëllimave kanë shënuar mrekulli.

Kështu lindi libri i patë me tingëllima të tij, i redaktuar nga Esad Mekuli dhe i botuar nga Edicioni i “Jetës së Re” dhe autori botoi dhe librin e fundit po me ketë ëndërr, që unë e emëroj arritje të suksesshme sa i përket shkrimit të tingëllimës.

Libri i sapo botuar është i projektuar ngjashëm me librin e parë “Parakalimi i etjeve” botuar më 1969. Libri i ri fillon me tingëllimat Ndërmjet dy stacionesh dhe Ndërmjet dy stacionesh II, të cilat autori i realizon duke i shfrytëzuar emërtimet e librave paraprak në poezi. Në këtë mënyrë rrjedh libri deri te cikli tjetër “Pylli i errët” II. Cikli i radhës “Pema e prerë” II do të vazhdojë me poezitë e

“Fundit të Pyllit” II që libri të përmbyllet me katër poezi, të emërtuar Ndërmjet dy stacionesh III, IV dhe e V, për ta dhe me tekstin e fundit “Fundi i rrugës”, shkruan Dea Halimi duke potencuar se 133 poezitë e librit mjaft të veçantë fillojnë e mbarojnë pa përdorur asnjëherë as Shkronjë të madhe e as presje, as pikë e shenja të tjera të pikësimit.

Libri kërkon durim leximi dhe sjell kënaqësi për ata q e kanë dashuri poezinë. Ata do ta kuptojnë dhe do të ndjehen më të begatë me këtë libër, që do ta emërtoja horizont të pikturuar nga rëra e artë, me guaca dhe perla të shumta mes ujit të valëzuar lehtësisht të detit dhe qiellit të mrekullueshëm, të shkruar me piktura dhe skica nga më të llojllojshmet, me frymëzime epiko-lirike.

Librin e është botuar nga Shtëpia Botuese “fad” dhe ka 150 faqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat