Apotezë poetike - poezi nga libri, “Kanuni poetik” I dhe II

Kultura

Apotezë poetike - poezi nga libri, “Kanuni poetik” I dhe II

Nga: Atdhe Geci Më: 21 maj 2022 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

Gratë janë dashuri të pandërprera. Janë dora që mbanë filxhanin dhe bukën. Janë të bukurat, të dashurat, të ëndërrtat. Janë nënat e fëmijve tanë. Janë dashuria dhe dhembshuria. Janë rrënjëzimi ynë, gjaklindjet e kombit.

Në Roganë, shpirti im ëndërron më tepër se në çdo vend tjetër. Ëndërron me lulet nëpër livadhe, me hijet e pemëve dhe të zabeleve, me mëngjeset, me qiellin që nuk ka fund.

Thela, ky ëndërrim i imi është kujtesë, ndërmendje e ardhë nga ato të prushit të zemrës. Kremte me flakë të fletës së mollës. E dashur, në çdo stinë të vitit je qershi e kumbull, je lule e qiellit me ré pranverash! Thela,

je shkronjë e vetëshkruar. Je motër e gjithsecilës germë, je dashuri dhe forcë, mbamendje kohërash, përqafim dhe gravitet. Je dhëndra dhe dhëndresha njëherësh!

Thela, jam i mërguar i vendit tim! Njoha vende, popuj dhe shumë kultura. Shpirt, dashurinë që më dhe është udha që ndjek.

Shpirt, për bukurinë tënde mendje s´ndryshoj. Ndiq udhën tënde! Çliroje veten nga mbetjet e së kaluarës. Je ind i së bukurës në qenien time, je dardane, ilire, pellazge, shqiptare, je e tëra dashuri.

Thela, fjala dhe dashuria rendin njëjtë. Që nga çasti kur unë e t´i u njohëm, dashuria ( herë-herë ) mendjen na e shkundë. Zemër, vetëm kur jam me ty libri më bie nga dora!...

Të gjithë jemi në kërkim të ëndrrës së bukur!

Të gjithë jemi për një kullim të dhimbjeve!...

Atdhe Geci

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat