Për të gjithë ju prindër, fëmijët tanë janë në rrezik!

Kultura

Për të gjithë ju prindër, fëmijët tanë janë në rrezik!

Nga: Petrit Dibrani Më: 21 maj 2022 Në ora: 20:24
Petrit Dibrani

Nga kush në rrezik?

Nga ne; prindërit dhe mësimdhënësit, t’cilët mund të jen edhe prindër!

Prapë pse?

Se ne; s’po reagojmë, ne s’po veprojmë.

Ne vetëm po qëndrojmë STATIK dhe nê “rrjete sociale”, duke u marrë me postimet nga më banale.

Fëmijët po lindin fëmijë, ne po e fillojmë, mbarimin si shoqëri!

Çudi dhe më shumë se çudi, tragjedi dhe mjerim për t’gjithë shoqërinë.

Fëmija me lind fëmijë, ç’farë po u dashka të ndodhë tjetër, që ne t’reagojmë t’gjihë bashk?!

 

Në një mënyrë apo tjetër, shumica nga t’a janë fëmijët tanë.

Thuajse t’gjithë fëmijët e trojeve shqiptare në një të ardhme të afërt, ata mund të bëhen, fëmijët tanë!

Ndoshta për ju çudi....

Nga tradita shqiptare, ç’doher është thënë dhe madje ende thuhet; mundësisht, martohuni me shqiptar / e.

Kur ne si prindër, martojmë djalin apo vajzën?!

Ai ose ajo, kur martohen ne i konsiderojmë dhe i duam sikur se: FËMIJËT TANË.

Kjo është e vetmja arsye, pse ne t’gjithë bashk - DUHET REAGUAR.

Përsëri dhe përsëri, janë fëmijët tanë!

Nëse jo sot, nesër kur ata martohen me njëri tjetrin dhe krijojnë FAMILJE dhe ne i duam, sikur fëmijët tanë PIK.

S’mund dhe s’duhet t’i ikim, këtij OBLIGIMI MORAL!

Për të martuarit dhe pamartuarit....

Martesa është: Një Kështjellë dhe t’gjithë ata të cilët janë brenda, për një moment të caktuar, duan të dalin pak jashtë!

Ndërsa ata t’cilët janë jashtë, duan të futen brenda në Kështjellë!

Duan të dalin pak jashtë, nga sfidat e jetës.

Duan të hyjnë brenda, se duan të provojnë.

Sidoqoftë, martesa është: Institucion i shenjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat