Bileta e udhëtimit

Kultura

Bileta e udhëtimit

Nga: Skender Karaçica Më: 22 maj 2022 Në ora: 16:05
Skender Karaçica

Marrin biletat për udhëtim
kalojnë dete,male e lumnjë

Vijnë me valigjën e kujtimeve

Marrin biletat për udhëtim
dhe shkojnë për të parë tokën

thinjat adresë e panjohur

Marin biletat për udhëtim
për të takuar udhët e fëmijërisë

janë vonuar dhe të panjohur

Marrin biletat për udhëtim
udhët e gjata të mërgimtarit

shkojnë me ëndrrat e luleve

Marrin biletat për udhëtim
mërgimtarët me thinjat e botës

athua mos janë të harruar

Marrin biletat për udhëtim
valixhja është adresa e tyre

Takimet me dritarët e atdheut

Marrin biletat për udhëtim
mos të harrohen nga zogjtë

Sa të thinjur vijnë në vendlindje

Çikago,22 maj 2022

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat