Telefonat e mençur në shkollë, nxënësit në internet

Kultura

Telefonat e mençur në shkollë, nxënësit në internet

Nga: Izri Rexha Më: 22 maj 2022 Në ora: 18:43
Foto ilustrim

Të mësuarit përmes internetit përmban mundësi më të shumta për të mësuar. Por zakonisht gjatë të mësuarit përmes internetit prindërit janë të obliguar të shoqërojnë fëmijët gjatë këtij procesi. Ka udhëzime rekomanduese se si duhet të mësojnë fëmijët në internet që ofrohen pa pagesë ku përmbajnë këshilla praktike për prindërit, si dhe informata mbi trajnimin e medias nga eksperti arsimorë.

Telefonat e menüur në shkollë

Një anketim i gazetës elektronike „Spiegel Onlein“ me të rinjtë tregon se 84% e të rinjve nuk guxojnë të përdorin telefonit celular në orë të mësimit. Gati ç‘do i pesti fëmijë raporton për ndalesën e telefonit në mësim si dhe në pauza.

Juristët si dhe shkencëtarët që merren me edukim, e ndalojnë përdorimin e telefonit gjatë procesit mësimorë. Por ata nuk rekomandojnë që telefonin ta lënë në shtëpi- sepse prindërit duan sipas nevojës t‘i kontaktojnë fëmijët e tyre. Ka disa shkolla që në tërsi i ndalojnë këto mjete, por kjo është krejtësisht pakuptim.

Telefonët e mençur apo smartfonët janë mjete të cilat e ulin koncentrimin e fëmijëve në shkollë, e zvogëlojnë përqëndrimin e vëmendjes si dhe ngadalësojnë intelegjencen. Kjo është një frikë e arsimtarëve dhe për këtë kërkojnë ndalesën e smartfonit në shkollë.Nxënësit nganjëherë mund të postojnë fotografi të turpshme në rrjet ose të bëjnë fyerje të hapur apo me profile të tjerëve të lajmërohen dhe të bëjnë ofendime. Por nëse ata duan këtë të bëjnë do t‘a bëjnë përsëri kur janë edhe pas orarit të mësimit. Shkolla duhet të edukoj se si të përdorin me përgjegjësi këto mjete, ashtu që fëmijët të jenë më racional. Gati shumica e nxënësve kanë një telefon të mençur me vete në shkollë. Në shumicën e rasteve këto mjete janë të kyqura në rrjetin e internetit. Shkollat do të përfitonin shumë më shumë nëse këto mjete i përdorin në dobi të mësimit, do të thot për të kërkuar diçka, si fjalor, apo si mjet komunikimi. Por këto mjete do të ishte mirë që në klasë të çaktivizohen ose të jenë në heshtje dhe që këto paisje të vendosen mbi tavolinë si kalkulatorë llogaritës. Mirëpo në klasë ku ka më shumë se 18 nxënës është shumë më vështirë që kjo metodë të aplikohet. Mbetet në dorën e arsimtarit ose arsimtares apo edhe të vetë shkollës që të vendosin se a‘ do të përdorin telefonin celularë nxënësit në shkollë apo do të kenë ndalesë.

Nxënësit në internet

Ofertat e internetit janë shumë të mëdha ku fëmijët e të rinjtë kyçen në valë të ndryshme për të hyrë në një botë shumë dimensionale të mbushur me dukuri të ndryshme ashtu sikur që është natyra që na rrethon, me shumë gjëra për të mësuar, me shumë rreziqe për jetën. Këtu munden nxënësit të lexojnë tregime më të reja të publikuara apo vetë të shkruajnë dhe të publikojnë proza, poezi, tekste apo të luajnë me lojëra vetëm me veten e tyre si dhe me moshatarë të cilët nganjëherë ende nuk i njohin. Kjo është sikur njeriu të hyn në një pyll të dendur që kanë shumë dalje te rruga kryesore apo që ende nuk zgjidhet enigma e që do përshkruhet me ndjenja befasuese dhe interesante. Ka mundësi temat e mësimit më mirë t’i mësojnë duke kërkuar në faqe të ndryshme materialin, apo të shkruajnë hartimin më mirë sipas modelit që lexojnë si dhe të komunikojnë me miq me letra në gjuhë të ndryshme nga gjithë bota ku përmes e-maileve për disa minuta do të mbrrinë informata apo ata mund të marrin këshilla dhe sygjerime si dhe t‘i ndërrojnë mendimet dhe shumë e shumë të tjera…Interneti është bota moderne pa të cilin njeriu nuk mund të mendoj ardhmërinë….

Por të mësuarit modern nuk mund të zëvendëson të mësuarit e arsimimit shkollorë, ai mund të jetë plotësim apo përkrahje efikase në mësim. Është shumë praktike që nxënësit të punojnë me paisje teknike të tilla si kompjuter, iPad, dhe laptop. Këto mjete edhe e bëjnë mësimin atraktiv, interesant dhe shpesh më të kapshëm për nxënësin. Ashtu motivimi i tyre për të nxënë njohuri bëhet më efikas si dhe këto mjete janë një ndihmes edhe në shtëpi për prindërit të cilët mund të përfitojnë që të jenë më afër me njësitë mësimore të dëshiruara dhe të nevojshme.

Nxënësit mund të përsërisin detyrat në internet sa herë që dëshirojnë dhe kjo është një përparësi e madhe duke mos u koncentruar te të qeshurat të cilat shpeshherë shkaktohen në klasë. Ata gjithashtu mund të kërkojnë atë që iu intereson atyre, disa imtësira të cilat nuk shpjegohen në shkollë dhe këtë fare rehatshëm të mësojnë në shtëpi. Sot kanë mundësi nxënësit në disa shkolla që vetëm përmes internetit të kryejnë shkollimin dhe ata i ndajnë njësitë mësimore mbrenda ditës në periudha të ndryshme kohore në mënyrë që të përfitojnë nga motivimi maksimal dhe përqendrimi i vëmendjes.

Të mësuarit përmes internetit përmban një spektër të bujshëm të mundësive për të mësuar. Thuaja se janë të përcaktuar njësitë për ç’do grup moshë. Por zakonisht gjatë të mësuarit përmes internetit prindërit janë të obliguar të shoqërojnë fëmijët gjatë këtij procesi. Ka udhëzime rekomanduese se si duhet të mësojnë fëmijët në internet që ofrohen pa pagesë ku përmbajnë këshilla praktike për prindërit, si dhe informata mbi trajnimin e medias nga eksperti arsimorë.

Në shkollat e shteteve të perëndimit thuaja se në secilën lëndë kemi dy deri katër teste gjatë vitit shkollorë varësisht nga lëndët. Këto munden nxënësit më mirë t‘i përgaditin përmes programeve të caktuara ashtu që do ti përsërisin disa herë matrialin mësimorë që të memorojnë më lehtë. Kjo iu jep mundësi atyre që të kenë mjaftë informata që të përgjigjen në test.

Fëmijët janë gati gjithnjë kureshtar të dinë diçka të re. Shumë institucione duke filluar nga ministritë e vendeve të ndryshme e deri te organizatat e ndryshme e kanë të qartë kërkesën e fëmijëve dhe kanë hartuar zgjidhje të përshtatshme për nxënës. Ashtu ekspertët nga lëndët e veçanta kanë krijuar faqet e tyre të internetit ku i prekin interesat e fëmijëve dhe i shpjegojnë dukuritë edhe në imtësira të vogëla dhe përcjellin njohuri të mjaftueshme duke ofruar edhe detyra bashkë me zgjidhjen e problemeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat