Oj shtëpi o ju shqiptar....

Kultura

Oj shtëpi o ju shqiptar....

Nga: Petrit Dibrani Më: 22 maj 2022 Në ora: 21:55
Petrit Dibrani

A vidhet, shtëpia?

A vritet, vëllau?

A shitet, vëllau te armiku?

A tradhtohet vëllau dhe besohet shkau?

A ndërrohet emri, për një asistenc sociale apo për një pension?

A shkruhet, emri i rrugës në gjuhën greke?

A tradhtohet gjaku i të parëve tanë për një grusht para për një shtëpi, apo edhe për një veturë luksoze?

A shitet vajza për një shka?

Ka edhe shumë Aaaaaaa…..

Të gjitha këtyre aaaaa, duhet t‘ju themi jooooo.

Është momenti që ju politikan të paskrupullt, injorant dhe egoist, prepotent dhe analfabet, mujshar, adoleshent të thërrisni mendjen të reflektoni dhe të bashkuar të veproni.

A po shihni o ju të djallëzuar se rinia, ç‘do ditë po ik nga trojet tona?!

O ju të vërbuar, zbritni në tokë dhe lereni krenarinë e tepruar se juve Dreqi i madhë i‘u ka kapluar!

A po shihni o ju të vërbuar se identiteti ynë kombëtar po tentohet për t’u tjetërsuar dhe shkatërruar?!

Nuk mjafton për juve as një komplet me libra se ju kurrë nuk lexoni ju vetëm, krtikoni dhe tentoni të shantazhoni, juve duhet me ju zhvesh lakuriq me ju vendos, nëpër sheshe dhe me qesh me ju e gjithë bota!

Ju me fytyrë të palarë, kthjelluni dhe pastroni fytyrën se jeni, duke e frikësuar edhe pasqyrën.

Kthjelluni se me fytyrat e juaja të palara po i shëmtoni edhe mediumet e shkruara dhe ato elektronike i keni ndotur, duke i shpërdoruar.

Bashkohuni ose largohuni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat