Pas Bora Zemanit, Spartak Ngjela "fiksohet" me poeten e re: Si sorkadhe, bukuri femërore dhe talent

Kultura

Pas Bora Zemanit, Spartak Ngjela "fiksohet" me poeten e re: Si sorkadhe, bukuri femërore dhe talent

Më: 22 maj 2022 Në ora: 23:27
Spartak Ngjela die Arsinoi Zengo, foto ilustrim nga "Bota sot"

Avokati Spartak Ngjela duket se ka një vlerësim të veçantë për gratë inteligjente dhe simpatike. 

Ai zgjedh që hera herës t'ua shprehë vlerësimin e tij publikisht. 

Së fundmi, ai ka zgjedhur të përshkrojë vlerat e një shkrimtareje të re. 

Image

 


Postimi i plotë

Befas më ra për ta lexuar një shkrim me vlerë artistike i shkrimtares Arsinoi Zengo Kallço
Janë disa e disa ata që ma kërkuan që ta postoj në vendin e statusit tim.

Shkrimi i zonjës Zengo gjendet i plotë në faqen e saj, kurse kritika ime është si më poshtë:
Çdo shkrim që të krijon kënaqësi artistike si estetikë e të bukurës, të shtyn për të shkruar rreth tij, me kënaqësinë e krijimit tënd si kritikë. Dhe, prandaj po shkruaj se:

Më pëlqeu shumë shkrimi me patos artistik i shkrimtares se re Arsinoi Zengo.

Shiu është natyrë e thellë femërore në letërsi. Dhe autorja, këtu, e ka këtë intuitë që i zhvillon brenda vetes nevojën për meditim dhe fantazi.

Kjo shkrimtare është një grua e bukur me fantazi, dhe fantazia e hedh në krahët e letërsisë. Se ka shkruar një skicë letrare të bukur me historinë e familjes së saj, dhe ka kaluar: nga shiu te piktura dhe nga piktura te ndjenjat e historisë familjare. Pse?

Sepse e kërkon lansimin e portretit të saj si histori të spikatur të familjes së vet, për të ardhur te kërkesa e saj krijuese për t'u njohur në shoqërinë korçare, por dhe më tej.
Dhe është e bukur.

Image


Dhe ka një emër mitologjik shumë të bukur.

Dhe ka talent për të shkruar.

Dhe autorja është nga Dardha, dhe i ka dhënë edhe fshatit Dardhë vendin e tij brenda vetes, se e di që Dardha është një fshat historik i bukurisë shqiptare dhe historisë së Shqipërisë.

Dhe kjo e zmadhoin së brendshmi autoren.

Dhe ajo vijon me shiun në shkrim, se i duhet magjia e meditimit femëror, dhe mediton poetikisht; dhe përmend edhe poetin e madh të Shqipërisë Drotero Agollin, për dardharen e bukur, kur ky ka thënë "Sorkadhja Dardhare".

Dhe këtu kuptohet që Arsinoi poete këtë e ka për veten.

Kështu vijon, dhe ajo përkëdhel veten me poezinë e Driteto Agollot.

Dhe shkrimi vijon për historinë e saj të formimit... dhe shiu i jep motivin e brendshëm për të thënë: unë krijoj se jam e bukur si bukuria e Dardhës, dhe kam dashuri të madhe brenda vetes sime.

Por kjo kuptohet edhe nga shkrimi i saj që është i një natyre të veçantë, që kalon, nga e përgjithshmja si letërsi, tek e veçanta si dashuri e saj, që ajo e rrëfen me bukurinë letrare të një letërsie të veçantë.

Bukuria femërore dhe talenti, të bashkuara te një grua, krijojnë gjithmonë një letërsi meditative të veçantë.

Kjo është poetika e këtij shkrimi të bukur...
Spartak Ngjela
Kjo është shkrimtarja
Arsinoi Zengo Kallço

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat