M’i vë duart…

Kultura

M’i vë duart…

Nga: Zymer Mehani Më: 24 maj 2022 Në ora: 12:27
Zymer Mehani

Vërmi duart e tua
N 't' zjarrtin ballin tim
N' natë si drita e hënës
M' k'qyr me sy magjikë

Si qiell i purpurtë
N' t' diellit perëndim
N' ballin tim t'zhuritur
M'i vë duart ballsam
T'na përkund qetësia
Rreth e qark pastaj

Zemrën ta dëgjojmë
Rrahjet, këngën e saj
N'parzmin tënd të ngrohtë
Si mëndafsh i butë
M'i këndo sonatat
Porsi valët e lumit
Unë zë e dremitem
Në thellësitë e gjumit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat