Shtriga zbriti nuse me koçi e krushka

Kultura

Shtriga zbriti nuse me koçi e krushka

Nga: Kalosh Çeliku Më: 26 maj 2022 Në ora: 09:58
Kalosh Çeliku

Gjithё jetёn tëfshehur nё dimi tё grave. E, nё realitet me “veprat” e juaja sakate “artistike”, u kemi pasur kudo, na jeni ngatёrruar me vite nёpёr kёmbё. Asgjё, nuk keni bёrё pёr arsimin dhe kulturёn shqiptare. Përveçse, e keni sakatuar dhe shkatrruar deri në palcë. Pёrmёtepёr, nё emёr tё tyre sё paku t’i jepnit dikujt njё kafe. Veten, e keni shitur nё Vetёshёrbime pёr njё vend pune, post partiak, një torbё taxhi. Dhe, sa herё qё jua kanё bёrё me gisht pronarёt (“vëllezërit”), jeni ndёrsyer me tё katra kundёr personaliteteve publike shqiptare. Edhe, mё keq: keni lindur kёlyshë Buqe me pjella nëpër këmbë. Dhe, do tё cofni njё ditё si qenë me gjithë këlyshë me zgjebe.

Edhe, kjo ёshtё “vepër” - punё “artistike - policore - patriotike”?! Nuk kam asgjё kundёr veprimtarisë juaj partiake “patriotike”, bile edhe paguhet shumё mirё nё kёtё shtet “demokratik” Neokomunist. Nuk e di, a do të më bleni edhe mua nësër si disidentë partiak?! E sidomos, kur u ndёrsehen pas shpine intelektualёt, kryengritësit shqiptarё. Personalitetet tona, qё ende nuk e kanё shitur veten pёr njё asht shpёrblim. Një gorbë taxhi. Kurrё, nuk kemi pasur probleme sociale nё jetё. Fёmijёt, pa bukё t’i vёmë nё gjumё. Tё nesёrmen, pa libra t’i dёrgojmë nё shkollё. E keni pasur grazhdin plot me taxhi përqafe. Edhe torbёn e kanapit, arnë përmbi arnë të mbushur me grykё në grazhd. Arsye, qё ju ua jepni hakun kundёrshtarёve politik: ndёrseni kёlyshёt me zgjebe, tё hanё një copë buke, hudhur për dritare.

Brekё, ende nuk keni nё bythё. Mjeranё, qё lehni rrugёve me njё asht nё gojё pas shpёrblimit Shtetëror. Bishtin, duke futur nёn kёmbё. Gjuhёn e keni nxjerrё jashtё dy pёllёmbё nga vapa. Jargёt u shkojnё çurg para dyerve tё hallkut, “vёllezёrve” të Njerkës. Pёrmёkeq, i keni harruar rilindasit tanё, se: ishin bejlerё. Aristokratë. Burra tё pushkёs, besёs dhe penёs. E shkrinё gjithё pasurinё e tyre pёr arsimin dhe kulturёn shqiptare. Atdheun, kur ishte nё rrezik. Edhe, Mëmëdheun. Çfarё pasurie do tё shkrini ju, o trusakatё, pёrveçse brekëve të kanapit arnë përmbi arnë, dhe kontejnierёve tё bёrllokut rrugёve të Shkupit?! Grazhdin, ku e keni futur kokёn dhe i keni ngritur bythёt pa brekё nё hava. Asgjё. Asgjё nuk keni nё emёr tё juaj personal, mos e teproj shumё nё kёtё shkrim publicistik, as edhe pa brekё nё bythё.

Ehu, “miku” im besnik qen me zgjebe, pa hallkën e hekurit me gjemba të Babait përqafe! Ike. Duke i marrë me me vete edhe këlyshët e Buçës Katundit?! E di, se: unё, edhe e kam çmuar profesionin tёnd tё pёrzgjedhur nё jetё?! Besnikёrinё tёnde ndaj pronarёve tё Shtёpisё Publike. Flijimet e tua “artistike” nёpёr Vetёshёrbime tё “vёllazёrim - bashkimit”. Edhe mё tepёr do ta çmoja, po tё ishe nё shёrbim tё popullit dhe Shtetit shqiptar. Fatkeqësisht, ti kurrё nuk ke qenё nё shёrbim tё popullit, dhe Shtetit shqiptar. Gjithё jetёn e ke shitur veten shumё lirё pёrpara Vetёshёrbimeve tё “vёllazёrim - bashkimit”, tё mos them lirë: edhe, pa pare.

E di, edhe pse nuk del si burrat nё fushёn e mejdanit, nxjerrësh lapsin nga brezi, po fshihesh nё dimi tё grave. Gjithё jetёn me shkarravina anonime arnё përmbi arnё. Shpifje. E kёrcёnime fizike. Shkaku, se: përsëgjalli, asgjё nuk ke bёrё tё hajёrt nё jetё. Populli, thotё: e hudhë gurin dhe e fsheh dorёn. Natё e ditё nё pusi pas porte, duke na i ndёrsyer kёlyshёt me zgjebe edhe pёr njё asht shpёrblim. Frikё kam, se: njё ditё do tё tё shoh edhe me pashterkё tё kuqe. Shami kuqezi me oja mbi kokё. Ferexhe tё zezё deri nё fund tё kёmbёve. E di ti fortё mirё, se: çka do tё thotё pёr mua Nusja me pashterkё tё kuqe. E kam kudo, si personazh letrar andej - kёndej mes rreshtave, të dalldisur dhe arratisur nёpёr librat e mi qё rrinё kokё mё kokё nё bibliotekё. Kopilat e saj, qё nё kohёn e “artё” komuniste na i lenin para dere, te pragu i shtёpisё. Edhe, nё kohёn e soçme neokomuniste “demokratike”, ende na i leni para dere lyrekё me nga njё biberon nё gojё. Djep. Vallё, kurrё nuk u ka shkuar mendja, se: mu ti mund tё jesh ajo Nuse me pashterkё tё kuqe, në koçi?!

Nusja me pashterkё tё kuqe nё komunizёm, edhe nё kohёn e soçme nё “demokraci” (neokomunizëm), nё ballё tё partive tona politike, qё shumica i janё turrur dhe i turren pёrmbrapa Nuses me pashterkë të kuqe si Xhadi, se: i ka mashtruar me bukuri. Edhe, na e ka bёrё me sy pas perdeve tё dritareve tё vogёla tё haleve nё Katund. Shami tё kuqe. E kemi marrё nuse me shkusё. Krushq e krushka në koçi tё mbuluar me qilima tё qёndisur me kёmbё arushe. Kёngёn e njohur tё krushqëve para koçisë nëpër dasmat tona shqiptare:

Hajdeni bini djemtё e Shalёs

Pёrmes, Sarajeve tё Pashёs!...

Ose, Xha Habibi para koçisё me flamurin kuqezi me shqiponjën dykrenare nё dorё:

Haj – haaaj, kasolla me kashtё

Sot njё javё nja pesa - gjashtё!...

Natёn e Madhe, kur kemi hyrё dhёndёr nё odё, ia kemi hequr shaminё, gati na ka rёnё tё fikёt, kur e kemi parё, se: na e kanё ndёrruar nusen mes maleve. Cucё tjetёr, na kanё nxjerrё pas perdeve nё dritare. E, cucё tjetёr na kanё futur nё koçi si nuse.

Pёrçudi, kur kemi hyrë dhëndërr në odën e burrave, ia kemi hequr duvakun nga koka, dhe: pasi e kemi rrёzuar nё shtrat… Ose, ia kemi ngritur kёmbёt përpjetë nё hava nёpёr errёsirё, Nusja: na ka dalё kurvё me rruza kuqezi përqafe…

Dhe, tё nesёrmen i jemi ankuar Xha Habibit: pse, bre burrё me kёngё, pushkё e gjithё ata krushq na e fute kёtё nuse - shtrigё nё Shtёpi?! Plaku me mustaqet vesh mё vesh, pasi buzёqeshi na u pёrgjigjё me ironi: “Vallahi - bilahi”, ç’kёtё punё nuk e kam ditur, se: po ta dija udhёs, mes maleve do ta zbrisja me gjithё krushka nga koçia…

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat