Pellazgjishtja dhe Zanoret Y dhe I, në emërtesat YLL, PYLL, QILL, DILL

Kultura

Pellazgjishtja dhe Zanoret Y dhe I, në emërtesat YLL, PYLL, QILL, DILL

Nga: Dr. Aleksander Gjollma Më: 26 maj 2022 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Njeriu i shpellës, si paraardhës i banorit pellazgjik nga këto anë të Europës, ka komunikuar fillimisht me klithma, që më tej i zëvendësoi me thirrje fare të thjeshta të cilat ne sot i quajmë zanore ose bashkëtingëllore.

Është interesant se Gjuha Shqipe na jep shumë të vërteta bindëse për të vërtetuar se zanoret- Y - dhe - i - kanë përfaqësuar diçka shumë të veçante për njeriun në fazën e fillimeve të komunikimit gjuhësor. Le të shohim se çfarë kanë përfaqësuar këto thirrje dhe sa të lidhura janë me tingujt e natyrës ku jetonte njeriu i shpellës.

Zanorja - Y – ndodhet tek Yll dhe Pyll. Të dyja emërtesat kanë diçka të përbashkët. Ylli ndodhet në pafundësi dhe Pylli po ashtu shtrihet deri në pafundësi.

Ndërsa zanorja - i - ndodhet tek emërtesat Qill dhe Dill. Qilli përfaqëson po ashtu një hapësirë të shtrirë deri në pafundësi, ndërsa Dilli është objekti qiellor që ndodhet në pafundësi.

A janë tingujt yyyyyyy dhe iiiiiiiiiiii të lidhur me natyrën?

Pikërisht kjo është një nga mrekullitë që mban të fshehur Gjuha Shqipe dhe që na detyron, ne shqipfolësve, ta çojmë gjykimin deri tek njeriu që kishte vetëm pyllin për restorant dhe shpellën për shtëpi!

Ky njeri i pyllit, dëgjonte zhurma të ndryshme që krijoheshin nga lëkundjet e lloj lloj gjethesh, degësh e drush. Jo rrallë, dëgjonte edhe një tingull të veçantë, që edhe sot e dëgjojmë dhe ngjason shumë me tingullin e pandërprerë yyyyyyy deri në iiiiiiiiiii. Ky është një tingull që vjen nga larg dhe që shoqëron si oberton çdo zhurmë tjetër të krijuar nga erërat, qoftë edhe furtunat në pyll. Ai të krijon përshtypjen e një fishkëllime të pandërprerë që vjen nga pafundësia e pyllit. Mund ta kërkoni në You Tube - Howling wind, do të gjeni edhe këtë tingull magjik, sidomos në pyjet halore, që i ngjason një jehone të ardhur nga thellësia dhe që të mbetet në kujtesë si një zë që të sjell ndër mënd pafundësinë. E vërteta është se nuk ka në natyrë tingull tjetër që të të jap një ngacmim kaq të fuqishëm për pafundësinë dhe si i tillë, do të ngulitej në kujtesën e njeriut primitiv si zëri përfaqësues i pafundësisë.

Mbase fillimisht Yjet mund t’i jenë dukur njeriut të shpellës sikur e nisnin rrugëtimin që nga maja e malit, por kur nevoja për ushqim e detyroi të ngjitej deri atje lart, u bind që ata gjendeshin po kaq larg, shumë shumë larg, në pafundësi, pra yyyyyyyy larg:

Y - ll

Po të njëjtin vlerësim të drejtë ai bëri edhe për Dillin që ndodhej po larg, por edhe për Qillin të cilin e shihte që shtrihej edhe përtej malit në vijim. U bënë kështu dy objekte bashkë me Qiellin e pafund që i gjykoi si përfaqësues të pafundësisë. Dikush mund të thotë me të drejtë se emërtimi ka qenë i rastësishëm. Përgjigja ime është se përse zanoria - i - ndodhet edhe tek emërtimet Dit dhe Drit, të cilat gjithashtu shtrihen deri në pafundësi?

Emërtimi fillestar do të ketë qenë një thirrje e thjeshtë e njëllojtë për të gjithë -Yyyyyyy - ose -iiiiiiiiiii-. Me kohë do t’u jenë shtuar germat e tjera si nevojë e përsosjes së komunikimit ndërmjet qenieve inteligjente.

Në aspektin historik është shumë e rëndësishme e vërteta që kjo Y-ja dhe i-ja, të ruajtura vite e shekuj, gjithnjë me të njëjtin kuptim, atë të pafundësisë, u shndërruan si pjesë e rëndësishme e kulturës së një populli të tërë. Këtë e vërteton përcjellja akoma edhe deri sot e shprehjeve shumë specifike të përdorura masivisht, deri vonë, nga mbarë populli ynë, si:

Yyyyyyy sa larg, ose ahyyyyyy sa larg!, madje edhe pyyyyyyyy sa larg!

Kjo vijimësi historike, e bën edhe më bindës përfundimin se përdorimi i këtyre dy tingujve, nuk ka qenë i rastësishëm, por një gjetje shumë logjike e njeriut të lashtësisë dhe e ngulitur thellë në kulturën e tij.

Ndaj, kjo e vërtetë më detyron të pranoj edhe vlerësimin përkatës shkencor:

Përcaktimi i vendndodhjes së trupave qiellor në pafundësi ka qenë zbulimi i parë astronomik i qenies njeri. Madje folësi shqip, ka edhe meritën tjetër, po kaq të madhe, se ishte qenia e parë inteligjente që krijoi konceptin e pafundësisë.

Forma e germës -Y- më detyron të thellohem ca më tej, sepse përfaqëson tamam formën e një hinke. Hinka orienton sasinë e madhe të ujit që të futet në një enë me grykë të ngushtë. Ngjashmëria me tingullin yyyyy të dëgjuar në pyll, është se edhe tingulli që vjen nga pylli masiv, futet në të thelluarën e veshit, për t’u dëgjuar nga njeriu.

P (Yyyyyy) LL

Y (yyyyyy) LL

Q (Iiiiiiiiii) LL

D (Iiiiiiiiii) LL

Mrekullia është se po kjo - Y- është përcjellur, jo më kot, deri tek emërtimi i organit të të parit, duke e emërtuar SY ose SI (dialekti jugor përdor - i -në vend të - Y -), që gjendet jo rastësisht edhe tek emërtimi i ishullit italian SIcilia. Edhe në këtë rast I-ja dhe Y-ja, përkojnë plotësisht edhe me argumentimin e mësipërm. Syri sheh pranë, por edhe larg, madje edhe shumë larg. Ai dallon objekte në të gjitha drejtimet e Tokës dhe të Qillit, mjafton të lëvizësh pak kokën ose trupin dhe vështron deri tek yjet. Pra njëlloj si tingulli yyyyyyyy ose iiiiiiiiiiii edhe Syri të sjell ndërmend pafundësinë.

Vijimësia e përdorimit të tingullit të pafundësisë - Y – dhe - i - deri tek emërtimi i të vetmit organ që lidh qenjen njeri me pafundësinë, Syri, është argument i fuqishëm në mbështetje të përfundimit se Gjuha Shqipe është gjuha që ka filluar të përdor njeriu i parë.

Tabela e mëposhtme e nxjerrë nga interneti ju mundëson të bëni vetë vlerësimin krahasues me 8 gjuhët e përfshira:

Greq. Serb. Armen. Angl Germ. Frengj. Ital. Rus.

Y ll, ill asteri zvezda aster star sterm Etoile stella zvezda

yll (P ill) dhasos shuma antar forest wald forest foresta lies

Q ill (Qiell) uranos nebo jerkink sky himmel ciel cielo njebo

ill (Diell) ilios sunce aren sun sonne soleil sole sonce

S y, Si mati oko ak eye auge oeil occhio glaz

Vetëm në Gjuhën Shqipe emërtimet janë të gjithë njërrokësh, fakt që flet shumë për lashtësinë e tyre. Madje në asnjë nga këto gjuhë nuk zbulohet ndonjë vijimësi logjike në 5 emërtimet. Në greqisht emërtimi ilios ngjet shumë me Dill. Por në greqisht nuk vijon tingulli i pafundësisë tek Qill, Pyll, Sy. Madje tek objekti i pafundësisë Yll është transformuar në asteri (astra).

Në frëngjisht dhe në italisht emërtimet ciel dhe cielo ngjasojnë me emërtimin shqip qill, por vijimësia fonetike me tre emërtimet e tjera (shih tabelën) ndodh vetëm në shqip. Mendoj se kjo e vërtetë e lartëson origjinalitetin dhe lashtësinë e emërtimit qill.

Respekti për shkencën më detyron të mos shkoj më larg për emërtesën QiLL, por nëse linguistët e vendeve përkatëse të dy emërtesave ciel dhe cielo, nuk kanë ndonjë shpjegim për të vërtetuar origjinalitetin e tyre, atëherë emërtesa në Gjuhën Shqipe merr vlerë ndërkombëtare si emërtesë burimore. Institucionet tona shkencore e kanë mundësinë ta ngrenë këtë problem në takimet ndërkombëtare ku emërtimit QILL ti jepet vlera që meriton ndërmjet të gjitha emërtimeve të tjera.

Vlera për një emërtim kaq të lashtë, si QILL, nuk është pak:

Zgjon kuriozitetin ndërkombëtar për tu thelluar seriozisht në gjuhën tonë.

Megjithatë mendoj se shkenca më lejon të pohoj se, vijimësia e tingujve - Y – dhe - i - vetëm në Gjuhën Shqipe, ndryshe nga të gjitha gjuhët e tjera është një fakt i fuqishëm për origjinalitetin dhe lashtësinë e saj.

Katër nga emërtimet e mësipërme, përfundojnë besnikërisht me bashkëtingëlloren LL.

Nuk është e rastësishme!

Madje vijimësia e tingullit - LL – në to, përforcon edhe më shumë origjinën e tyre nga tingujt e natyrës.

Edhe ky tingull besnik në të katërta këto fjalë, është një fakt tjetër bindës se Gjuha Shqipe i ka rrënjët thellë në lashtësi:

Se kroi i gjuhës shqipe është vetë natyra çudibërëse.

Për sot le të shijojmë vetëm këtë - Y - apo - i - të gjetur mrekullisht nga shqipfolësi i parë që jetonte në shpellë, ushqehej në pyll dhe shuante etjen në Lum ose në Kru.

Mund t’iu them vetëm se tingulli - LL – dëgjohet kur ecim ose vrapojmë në Lluc, ku njeriu i shpellës do ti ketë ndodhur edhe të mbetej brenda nëse Lluca do të ishte shumë e thellë dhe shumë ngjitëse. Mbase ju mjafton vetëm kaq për të nxjerrë arsyen e përdorimit të këtij tingulli në emërtesat Yll, Dill, Qill, Pyll.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat