Jemi Bashkë

Kultura

Jemi Bashkë

Nga: Ismajl Gashi Më: 26 maj 2022 Në ora: 14:58
Ismajl Gashi

Kudo jemi ende bashkë

Në shtëpi

Të kam afër

Në sofër

Ulur bashkë

Të buzëqeshur

Zë ëmbël

E fjalë të bukura

Kudo shkoj

E kudo dal

Ti

vjen pas.

Hija jote

Më përcjell

Jemi bashkë

Malli nuk na lëshon

Të ketë ndarje

Brenga shtërgon

Për të ardhmen.

 

Ylli polar

Moshatar me qiellin

Me diellin e Hënën

Me tokën

Moshatar me univerzin

Me I vjetër

Se Adami dhe Eva

Ylli që ndriqon

Rrugën e njerëzisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat