Vizita e Delegacionit të Akademisë Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar në Ansamblin “Shota”

Kultura

Vizita e Delegacionit të Akademisë Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar në Ansamblin “Shota”

Më: 26 maj 2022 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Dje, me datë 25.05.2022, nga ora 15:30- 16:30, ne lokalet e Ansamblit “Shota” qëndroi një delegacion i Akademisë Mbretërore te Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, i shoqëruar edhe nga stafi i Ambasadës se MB ne Kosovë. Delegacioni që kryesohej nga Admirali Richard Anthony MURRISON është pritur në Ansambël nga drejtori Shefqet GJOCAJ dhe Trupa Artistike e Ansamblit. Për mysafirët e lartë ushtarak, trupa e Ansamblit ka shfaqur një program artistik, në sallën e Ansamblit dhe pastaj është organizuar një koktej rasti.

Në fillim drejtori Gjocaj, duke u uruar mirëseardhje mysafirëve i ka njoftuar ata në pika të shkurtra për historikun e Ansamblit dhe rolin që ky Ansambël ka në ruajtjen, kultivimin dhe prezantimin e pasurisë sonë shpirtërore. “Ne jemi të nderuar me vizitën e dytë të Akademisë Mbretërore këtu, pas asaj të vitit 2016 dhe është kënaqësi e veçantë për pjesëtarët e Ansamblit tonë, që të ju mirëpresim dhe të shfaqim një program artistik për ju” tha në fillim z. Gjocaj.

Në përbërje të delegacionit kishte vijues të Akademisë mbretërore përfaqësues të shumë shteteve të botës si SHBA, Japonia, Arabia Saudite, Omani, India, Pakistani, Zelanda e re, Izraeli dhe Mongolia. Gjatë koktejit të organizuar pjesëtarët e Akademisë u interesuan për Ansamblin, kulturën e Kosovës si dhe për kushtet e funksionimit dhe prezantimit të Ansamblit jashtë Kosovës.

“Po vijmë këtu nga një vizitë që patëm në Muzeun e Kosovës dhe nga një pritje e mrekullueshme që na e ofroj dje presidentja e Kosovës znj. Vjosa Osmani dhe jemi të mrekulluar nga pritja e ngohtë dhe programi që pamë. Është e kotë që të lexosh në google dhe në libra apo të dëgjosh rrëfime për një kulturë dhe një popull. Duhet t’a “prekesh” atë dhe ta ndjesh nga afër, nëse do të kesh ide më të qartë”, deklaroi Admirali MURRISON, pas vizitës, duke e falënderuar nikoqirin për pritjen dhe programin. Në fund të gjithë mysafirëve ju dhurua nga një kopje e Monografisë së Ansamblit dhe nga një kalendar. Ndërkaq Admirali MURRISON i dhuroi drejtorit një punim artistik qe paraqet Objektin e Akademisë Mbretërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat