Mirë se vini

Kultura

Mirë se vini

Nga: Musa Ahmetaj Më: 26 maj 2022 Në ora: 22:25
Musa Ahmetaj

Mirë se vini gërnaqa
Ju urojmë nga zemra
Cdo ditë do ju servojmë
Ushqimin me dy emra

Këtë verë Zoti ka falur
Speca dhe domate
Të gjitha janë të freskëta
Madje bio dhe jo bajate

Recetat vijnë në shprehje
Edhe për specat e pjekur
Nga tryeza e ushqimit
Kurrë s'kanë për t'u hjekur

Madje speca edhe djegës
Që ta djegin edhe fytin
Ndoshta dieta vjen në shprehje
Për ta shkurtuar rrypin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat