Sekondi!

Kultura

Sekondi!

Nga: Teuta Osmani Më: 27 maj 2022 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Të gjithë interesohen për të ditur hiçgjënë e sekondës Ku prej një hedhje të gurit në ajër vriten një milion veshë Për të dëgjuar asgjënë në mes një tabuje ku ka zënë një re!

Në një sekondë u tha në një poezi se u shëmb bota ndërkëmbë Dhe për këtë, kjo botë po rtokulliset kokë e këmbë Nëpërmjet mesazheve, e poezive të shkruara ane-kënd Që nga më i vogli e deri tek 86 - vjeçari për të marr vesh se qysh e si e sakënd!

Një sekond alarmoi botën tej oqeanit e deri në lumin çerkez E mbi të gjitha sekondi i hëngri veshln gomarit e s’u gjënd E ndërsa qarkullojnë llafet si pa qeder e nder nuk gjejnë,as derman jo e jo, për dreq!

E le të themi se kjo sekondë erdhi nga një fjalë e imja e që askush nuk e merr vesh se si e thash e se si e bitisa E ndërsa shkruaja poezinë isha e frymëzuar nga një tjetër poezi sa dhe emrin do e thesha, por s’ka rëndësi! E nuk e di se si ta vërtisë vargun këtej e tutje për t’i gjetur fundin E sekondit , sekondi nuk i dilet, pa një dy, tre të tjera kurdisje Për t’u bërë prapë një poezi e dhimbshme a ku di unë Që një milion vesh të bëhen dy!

E mos më shumë e as me dhunë!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat