Shqipëria u krijua nga vëllezërit Frashëri

Kultura

Shqipëria u krijua nga vëllezërit Frashëri

Nga: Sulejman Mehazi Më: 28 maj 2022 Në ora: 16:47
Sulejman Mehazi

Më 24, 25 maj 2022, "Shoqata Atdhetare Kulturore Mbarëkombëtare Vëllezërit Frashëri" në udhëheqjen e kryetarit , Tomor Kotorri, me bashkinë e Përmetit dhe Ministrinë e Kulturës, organizuan manifestimin kulturor e shkencor me vlerë kombëtare "Dita Naimiane" me rastin e ditëlindjes së kolosit të Rilindjes Kombëtare, Naim Frashërit.

Në ditën e parë, 24 maj 2022, u mbajt konferencë shkencore për ideatorin politik, kulturor, poetik e arsimonjës  të krijimit të shtetit shqiptar, Naim Frashërin, në ditën e dytë, 25 maj,  manifestimi kulturor i larmishëm vazhdoi në vendlindjen e vëllezërve, Abdylit, Naimit dhe Samiut, në fshatin piktoreskë Frashër.

Çdogjë ishtë në rregull deri në momentin e shkuarjes drejt Shtepisë Muze të vëllezërve në Frashër.

Frashëri larg Përmetit 32 kilometra, rrugës për në këtë fshat bejlerësh ç'na shohin sytë, rruga si në kohën e, Halid beut, babait të vëllezërve Frashëri, rrugë dhishë, kuajsh, gomerësh e dhensh, e pluhurosur, e pa asfaltuar, e ngushtë dhe e rrezikshme, njësoj siç kishte përshkruar Naim Frashëri në "Bagëtine" pasi  "bujqësia" e tij mungonte fare.

Si është e mundur fshati i kolosëve të kombit dhe kulturës që frymëzuan popullatën shqiprare të ishte aq i izoluar nga Përmeti i luleve, po dhe nga Shqipëria, rrugëtim më të lodhshëm e të mundimshëm nuk kemi parë, për të vizituar Shtëpinë Muze të vëllezërve Frashëri, duhej dy orë e gjysëm udhëtim me minibus. Shtëpia Muze e patriotëve e intelektualeve shqiptar më të shquar të shek.XIX, pa rrugë të asfaltuar.

Shtëpia Muze e Frashërve  duhet të shkruhet në librin e Genisit për shkak izolimit total nga civilizimi. Është i vetmi Muze Kombëtar pa vizitor.

Po të krahasojmë, Naim Frashërin, me poetin e famshëm mistik, Mevlana Xhelaludin Rumiun, i cili ka ndërruar jetë para 730 viteve, shtepia dhe teqeja e tij muze në Konja të Turqisë nga vizitorët fiton 24 milionë euro në vit. Buxheti vjetor i qytetit të Konjës nga vizita e shtëpisë dhe teqesë se Rumiut fiton 24 milion euro në vit, kurse Shtëpia Muze e vëllezërve Frashëri zero euro në vit për shkak infrastrukturës rrugore. Punë shqiptarësh.

E keqja e së keqes është se nga një fshat beglerësh me shumë banorë është bërë i vdekur pa banorë, ne mund të mos pajtohemi me Enver Hoxhën, ama,  në kohën e tij Frashëri jo që ka patur 180 shtëpi, por edhe shkollë të mesme, kurse pas viteve 1990 gjatë demokracisë u shua e u zbaz fare vetëm për shkak rrugës së shëmtuar e të turpshme të para 200 viteve.

Pajtohemi me poetin rogozhinas, Xhelal Toska, i cili gjatë darkës solemne të manifestimit "Dita Naimiane" tha: "se vëllezërit Frashëri nuk i kanë borxhë Përmetit e Shqipërisë, por e kundërta, Përmeti e Shqipëria kanë borxhin e ndërtimit të rrugës, Përmet-Frashër."

Shqipëria u krijua nga vëllezërit Frashëri, po çfarë bëri Shqipëria për ata, asgjë.

E vetmja Shtëpi Muze kombëtare e shtetërore në botë pa rrugë e vizitorë është ajo e kolosëve të Rilindjes Kombëtare Abdylit, Naimit e Samiut, ata kanë ecur me kuaj tërë trojet shqiptare, kurse qeverite demokratike shiptare që nga 1990 nuk kanë forcë buxhetore të asfaltojnë rrugën 32 kilometrash Përmet-Frashër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat