Në vend të urimit

Kultura

Në vend të urimit

Nga: Ismail Gashi Sllovia Më: 28 maj 2022 Në ora: 17:01
Ismail Gashi Sllovia

As një moment

As ditë as natë

Prania yte

Nuk mungon.

Asnjë çast

As në këtë 

 

Ditëlindje jubilare

Uratën për Ty

Nuk e ndal.

Për shëndet

Fizik e mendor

Për siguri

Dhe mbrojtje

Nga trishti

Mendimi i lig

E qëllimi i keq

E synimi hipokrit.

Kujdes!

Nga inatet

Mosdurimi

E urrejtja.

Uroj !

 Të jesh

Gjithmonë

Siç ishe

Dhe tash

Si je.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat