“Që kam raport erotik kjo nuk diskutohet”- Spartak Ngjela tregon nëse është i dashuruar! Bora Zemani? E bukur dhe elegante, e ka të mirë…

Kultura

“Që kam raport erotik kjo nuk diskutohet”- Spartak Ngjela tregon nëse është i dashuruar! Bora Zemani? E bukur dhe elegante, e ka të mirë…

Më: 28 maj 2022 Në ora: 23:10
Bora Zemani dhe Spartak Ngjela

Avokat Spartak Ngjela nuk i ka kursyer komentet pozitive dhe simpatinë që ai ka për moderatoren e njohur Bora Zemani.

Pas deklaratave ku ai e cilësonte atë si ikonë të bukurisë, sërish i ka thurur lavde. Në një intervistë për News24, Ngjela është shprehur se ato që ka shprehur për moderatoren janë komplimente.

Ajo ka pushtuar gjithë mediat me nivelin e saj aktorial, me bukurinë dhe elegancën e saj”, tha Ngjela.

Ndërsa i pyetur nëse është i dashuruar, avokati u shpreh se nuk mund t’i bëhet kjo pyetje, por siguroi se ka raport erotik me dikë, për të cilën nuk dha më shpjegime.

Pjese nga intervista

Spartak Ngjela: Po të ishte ndjerë keq Bora Zemani, do më vinte dhe mua në vështirësi, por ajo tha ishte shumë koment i bukur. Ishte një kompliment normal dhe nuk ishte gënjeshtër, ajo ka pushtuar gjithë mediat me nivelin e saj aktorial, me bukurinë dhe elegancën e saj.

Pyetje: Pse thoni nivelin aktorial?

Spartak Ngjela: E ka të mirë dhe nivelin aktorial, aktore është.

Pyetje: A je i dashuruar?

Spartak Ngjela: Është një pyetje që nuk flitet. Që kam raport erotik nuk diskutohet. Ajo është një çështje që e dimë vetëm unë dhe ajo tjetra. Jo të gjitha dashuritë janë sëmundje. Janë kënaqësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat