Lamtumirë ‘Tomka’! Ndërron jetë në moshën 57-vjeçare aktori i njohur Enea Zhegu

Kultura

Lamtumirë ‘Tomka’! Ndërron jetë në moshën 57-vjeçare aktori i njohur Enea Zhegu

Më: 29 maj 2022 Në ora: 09:00
Enea Zhegu

Aktori i njohur i kinemasë shqiptare, Enea Zhegu është ndarë nga jeta në moshë të parakohshme mëngjesin e kësaj të diele.

I njohur në rolin e tij si ‘Tomka’, te filmi i famshëm i regjizores Xhanfize Keko, ‘Tomka dhe shokët e tij’, Zhegu mbylli sytë përgjithmonë në moshën 57-vjeçare.

Zhegu ka qenë pjesë e disa prej filmave më të famshëm shqiptar, si “Tomka dhe shokët e tij”, “Lulëkuqet mbi mur”, “Njeriu me top”, “Një jetë më shumë”, por edhe shumë filmave të tjerW, duke u kthyer në ikonë në kinematografinë shqiptare,.

Lajmi i trishtë për vdekjen e e tij është bërë i ditur nga shumë prej të afërmve dhe miqve në rrjete sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat