Pyet Kosova

Kultura

Pyet Kosova

Nga: Zymer Mehani Më: 29 maj 2022 Në ora: 10:47
Zymer Mehani

Bija e bij të mi
Pse më lini vetë
Pse nga unë po ikni
Në botë për t'u tretë?

K'to fusha e male
K'ta lumenj bilur
K'to kodra e brinja
K'ta shkëmbinj e gurë
Kujt do t'ia lini
Nëse ju k'tu s'rrini?

Varret e të parëve
Stane e ugare
K'to kreshta të larta
Këto lapidare
Pse po i lini vetë
Ku doni me u tretë?

Llapin Ilirik
Drenicën e kuqe
Rrafsh'n e Dukagjinit
E të Anadrinit
M' thuani ku po i leni
Shpinën pse ua ktheni?

Grykën e Rugovës
Malet e Gollakut
E atë Grykë të Llapit
Rrafshin e Kosovës
Kujt po ia leni vallë
Mos ju qofsha falë?!....

K'to fusha të gjera
K'to kodra të vlera
K'to male të larta
K'to shtatore të larta
Vallë, vetë do t'i lini
Këtu pse s'po rrini?

Malet e Pashtrikut
Gryk'n e Kaçanikut
T'Mirushës Ujëvara
K'to gërxhe e pllaja
Si po i leni vetë
Dheu i hu'j t'ju tretë?

K'to kulla të gurta
K'to ujëra të bilurta
K'to rrugë e rrugica
K'to shtigje, ngushtica
Vallë, po i lini vet'
Pa ju duken shkret

Kudo t'shkoni n'botë
Do ta keni t'kotë
Është e vërtetë n'jetë:
GURI I RËNDË-N'VEND T'VET...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat