Një portret artistik i patriotit, Ismail Kryeziu - Me rastin e përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Kultura

Një portret artistik i patriotit, Ismail Kryeziu - Me rastin e përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Nga: Jaho Brahaj Më: 6 qershor 2022 Në ora: 09:32
Ismail Kryeziu, Portret artistik nga Fatmir Haxhiu.

Në krijimtarinë e piktorit të shquar Fatmir Haxhiu (1927-2001) është i realizuar edhe figura e luftëtarit Ismail Kryeziu nga Kryeziu, Pukë.

- Në këtë tablo piktori Fatmir Haxhiu ka patur synimin dhe ka pasqyruar Betejën e Bardhetit (Kryezi) të vitit 1878 të organizuar dhe drejtuar nga ky luftëtar, ku së bashku me pukian e mirditor bllokoi në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit rrugën Shkodër-Prizren duke zhvilluar dhe beteja e luftime të ashpra.

- Ismail Kryeziu në këto vite mori, strehoi dhe e shoqëroi Ymer Prizrenin Kryetarin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për në Shkodër, i cili ndiqej për t'u arrestuar nga Perandoria pushtuese.

- Me këtë veprim tepër të guximshëm e shpëtoi nga burgosja Kryetarin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e si shkruhet shprehimisht në dokumentet e Stambollit, .."e Strehoj në shtëpinë e tij. ...".

- Ky patriot është dhe organizatori dhe e vrau edhe një Kajmekam të Pukës. Kajmekam ishte titull nëpunësi i Perandorisë Otomane, një shkalle më i lartë se i Bimbashit (kujtojmë Bimbashin e Gjirokastrës).

- Ismail Kryeziu është i Dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor në vitin 1962 me rastin e 50-vjetorit të Pavarësisë Shqiptare.

- Kulla e fortifikuar ku u strehua Kryetari i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Ymer Prizreni nga Ismail Kryeziu ruhet edhe sot, por e dëmtuar.

- Këtu po e publikojmë figurën artistike të piktorit Fatmir Haxhiu kushtuar Ismail Kryeziut (fragment).

- Piktura është realizuar në vitin 1978.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat