Për ty!

Kultura

Për ty!

Nga: Anita Hoxha Më: 14 qershor 2022 Në ora: 16:22
Poetja Anita Hoxha

Në oborrin tënd po vallëzon vjeshta!

Si qilim persian gjethet shtron për qark

Pranë oxhakut, ti lexon të miat letra...

Dhe humbesh kujtimeve, atje larg!

 

Janë zbehur puthjet, që të dërgoja

Fjala të dua, thjesht një rimë poeti!

Kënga jonë që mes mallit dëgjoja...

Në një shirit magnetofoni mbeti!

 

Në oborrin tënd, po vallëzon vjeshta

Si qilim persian, gjethet shtron përqark,

Unë shkruaj për ty, të fundit letra...

Vulosur me lotët, që rrjedhin, pak nga pak!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat