Treshja e famshme e piktorëve arbëror të Rilindjes europiane

Kultura

Treshja e famshme e piktorëve arbëror të Rilindjes europiane

Nga: Jahja Drançolli Më: 24 qershor 2022 Në ora: 15:06
“Thirrja e bijve të Zebedeut” ("La Vocazione dei figli di Zebedeo")

Mark Basaiti (1470-1530) piktori i shquar i Rilindjes Europiane, së bashku me piktorin Viktor Karpaçi dhe skulptorin e arkitektin Andrea Aleksin, formuan treshen e artistëve më të mëdhenj arbërorë të epokës së Rilindjes Europiane.
Mark Basaitin e gjejmë së bashku në serinë e piktorëve më të shquar të Shkollës së Venedikut, si, p. sh. Giovanni Bellini, Gentile Bellini, Cima da Conegliano, Alvise Vivarini, Giorgione, Tiziano, Tintoretto etj.
Nga të gjitha veprat e tij, “Thirrja e bijve të Zebedeut” ("La Vocazione dei figli di Zebedeo"), është piktura që ka më së shumti pamje nga natyra malore e Arbërit dhe njerëzit me tipare tipike të trevës sonë. Edhe në pikturat dhe portretet e tjera ai ka të vërteta, shprehje dhe vitalitet që e bëjnë artin e tij shumë të afërt dhe komunikues. Veprat e tij plot jetë dhe gjallëri me një formacion konform kohës që jetoi, e bënë atë të admiruar nga bashkëkohësit dhe shumë të vlerësuar nga kritikët e mëvonshëm të historisë së artit për një nga gjenitë e pikturës së Rilindjes!

Mark Bazaiti: “Thirrja e bijve të Zebedeut” ("La Vocazione dei figli di Zebedeo").

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat